Ka disa mënyra për të përmirësuar shanset tuaj për të konceptuar me një vajzë të vogël. Ndërsa dëshmitë tregojnë se ato janë efektive, por jo çdo metodë mund të funksionojë për të gjithë.
Metoda Shettles: Kjo metodë ka qenë në përdorim që nga vitet 1960-ta dhe dihet se ka një normë suksesi prej 75%. Ajo bazohet në besimin se gjinia e foshnjës përcaktohet nga koha e marrë nga spermatozoidi për të arritur vezën.
Zakonisht, kromozomi Y ‘noton’ më shpejt se ai X, por mbijeton për një periudhë më të shkurtër. Kromozomi X është më elastik se Y, transmeton Gazeta Shneta.
Pra, nëse keni marrëdhënie seksuale dy deri në katër ditë para ovulimit, spermatozoidi Y nuk do të mbijetojë mjaftueshëm për të përmbushur vezën dhe kjo e lë X të marrë vezën.
Sipas Dr Landrum Breëer Shettles, i njohur si babai i fekondimit in vitro, çiftet, që duan një vajzë, duhet të shmangin seksin kur gruaja ka shkarkime vaginale për shkak se kjo është një shenjë e ovulimit.
Nëse jeni të kënaqur me ushqime acidike, atëherë mund të përfshini uthull, sode dhe çokollata në dietën tuaj. Qëndroni larg ushqimeve alkaline si bajamet, tranguj, mollë dhe avokado. Gjithashtu, merrni përmasa më të vogla të natriumit, kaliumit dhe kafeinës, pasi këto elementë e bëjnë mjedisin vaginal alkaline./Gazeta Shneta/