Stresi është një reagim i natyrshëm ndaj ndryshimeve dhe sfidave. Edhe ndryshimet e mira apo emocionuese mund të jenë stresuese.
Njëfarë stresi mund të jetë i dobishëm, sepse ju jep motivimin dhe fokusin për të përballuar sfidat dhe për t’i bërë gjërat. Por stresi i tepërt mund të jetë dërrmues, duke e bërë të vështirë përballimin e detyrave të përditshme, Raising Children.net.au përcjell Gazeta Shneta.
Stresi i tepërt mund të ndikojë në trupin tuaj, mendimet dhe ndjenjat. Mund të ndikojë gjithashtu në sjelljen tuaj. Për shembull, disa njerëz që janë të stresuar mund të hanë shumë ose të zemërohen tej mase.
Ndonjëherë vetë shtatzënia mund të jetë stresuese.
Për shembull, pritja dhe marrja e rezultateve të testeve prenatale mund të shkaktojë stres. Nëse keni kaluar nëpër trajtimin e fertilitetit ose keni përjetuar një abort të mëparshëm, shtatzënia mund të jetë fizikisht dhe emocionalisht stresuese për ju dhe familjen tuaj.
Ndonjëherë dhe ngjarjet e situata të tjera që mund të shkaktojnë trazira emocionale dhe nivele të larta të stresit në shtatzëni përfshijnë:
– probleme financiare, probleme në marrëdhënie dhe/ose ndarje, papunësia, sëmundje familjare ose vdekja e një anëtari të familjes, trauma, dhuna në familje, problemet me alkoolin dhe drogat e tjera, ankthit ose depresioni.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë KLIKO KËTU.

Pse është e rëndësishme të menaxhoni stresin në shtatzëni?
Menaxhimi i stresit është i mirë për shëndetin tuaj dhe shëndetin e foshnjës gjatë shtatzënisë dhe më gjerë.
Nëse mund të menaxhoni stresin, mund të zvogëloni mundësinë e lindjes së parakohshme dhe mundësinë e foshnjës tuaj për probleme shëndetësore në fëmijëri, si astma dhe alergjitë.
Gjithashtu, kur menaxhoni stresin, shtatzënia juaj ka të ngjarë të jetë një përvojë më pozitive në përgjithësi.
Nëse keni streset e jetës nën kontroll dhe strategjitë e menaxhimit të saj gjatë shtatzënisë, mund të jeni në gjendje të përballoni më mirë ‘streset e reja pas lindjes’. Këto strese të reja përfshijnë mungesën e gjumit dhe sfidat e kujdesit për një të porsalindur. Dhe për disa nëna të reja, ato përfshijnë pasojat e një lindjeje të vështirë dhe komplikime të tjera.
Këshilla për menaxhimin e stresit gjatë shtatzënisë:
– Bëni disa ushtrime të rregullta si përshembull ecja.
– Mundohuni të pushoni më shumë.
– Zhvilloni aktivitete që ju shpërqendrojnë ose ju tërheqin, si leximi, shikimi i shfaqjes suaj të preferuar televizive, pikturimi, gatimi ose diçka tjetër që ju pëlqen.
– Provoni joga, meditim, ushtrime të frymëmarrjes ose relaksim.
– Kaloni kohë me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe ju ndihmojnë të largoni stresin.
– Kërkoni dhe pranoni ndihmë për gjërat me të cilat po luftoni. Mbështetja nga njerëzit përreth jush mund t’ju ndihmojë të menaxhoni stresin. /Gazeta Shneta/


