Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të ndihmohen pacientët për vendimin nëse duhet të kryejnë apo jo ndërhyrje kirurgjikale

Jetë 14/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur përballemi me vendime të vështira të kujdesit shëndetësor, shumë pacientë ndihen skeptik në lidhje me gjendjen kur kërkohet marrja e një vendimi.

Në këtë pjesë informuese, do paraqesim një paciente hipotetike dhe do i diskutojmë vështirësitë me të cilat ballafaqohet për marrjen e një vendimit shkruan biomedcentral, përcjellë Gazeta Shneta.

Ne shumë shpesh shpenzojmë kohën duke mbledhur informacione mbi mundësitë tona – meditojmë për gjëra të tilla si: “A duhet të aplikojë për këtë punë të re?”, “A duhet të blej këtë makinë?”, ose ndoshta “Ku duhet të shkojmë për festën tonë të ardhshme?”

Shumë pacientë, ndihen të tronditur , kur dëgjojnë informacione nga ofruesit e kujdesit shëndetësor – andaj, çdo herë është tentuar që zgjidhja të jetë e dyanshme.

Rritja e vendimmarrjes së përbashkët, ishte cak i shumë seminareve dhe ideve që të përmirësohej cilësia e kujdesit shëndetësor dhe të përfshihen pacientët në vendimmarrje.

Me sllogan, “Asgjë për mua pa mua”, ishte fryma e shumë aktivistëve në nivel global prej vitit 1998, për ta mbështetur idenë e vendimmarrjes së përbashkët.

Sandy, duhet të marrë një vendim të vështirë shëndetësor…

Sandy, është 40 vjeçe dhe ka dy fëmijë.

Nëna e saj vdiq nga kanceri ovarian dhe mjeku i tha asaj se ajo ka një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit ovarian. Asaj i është ofruar që të hiqen vezoret e saj të shëndetshme për të zvogëluar rrezikun e kancerit.

Sandy, ka frikë nga rreziku i kancerit ovarian, pasi ajo e di se kanceri shpesh zbulohet në një fazë të vonshme dhe nivelet e mbijetesës janë të ulëta. Kujtimet e saja të freskëta për mënyrën se si ka vuajtur nëna e saj nga kjo sëmundje e tmerrshme, kontribuojnë dhe më shumë në frikën e saj për zhvillimin e kancerit.

Përderisa, me anë të ndërhyrjes kirurgjikale ka mundësi të reduktojë rrezikun e saj të kancerit nga ana tjetër, ajo poashtu  është e rrezikuar nga komplikimet kirurgjikale të tilla si:gjakderdhja apo infeksionet dhe menopauza e hershme me simptoma e saj të lidhura me depresion, osteoporozë etj.

Si të ndihmohen pacientët si Sandy?

Nga rezultatet e fituara nga hulumtimi mbi vendimmarrjen e grave në zvogëlimin e rrezikut për kancer se a duhet bërë ndërhyrje kirurgjikale, është vërejtur se vendimmarrja e tyre është e kushtëzuar nga disa faktorë siç janë: ndjeshmëria e perceptimit, ashpërsia e perceptimit, përfitimet dhe barriera e perceptuar.

Gratë, më të shqetësuara dhe të ndjeshme, që përjetonin idenë për kancerin ovarian, kishin më shumë gjasa që të kenë një ndërhyrje kirurgjikale për kancer ovarian.

Dhe si përfundim, këto hulumtime sugjerojnë se vendosja nëse do të kenë një ndërhyrje apo jo  është një vendim shumë personal, dhe poashtu nxjerrë në pah nevojën për mbështetje në vendimet të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e kujdesit shëndetësor të pacientëve për të ulur rrezikun e rritur të kancerit ovarian. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShërimi pas abortit: Si të kujdeseni për veten fizikisht dhe emocionalisht
Artikulli i rradhës Këto janë benefitet shëndetësore të hudhrës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.