Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të përgatitni miell të orizit për foshnje

Këshilla për shtatzëna 24/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ushqyerja e fëmijës këshillohet të niset më drithëra pa përmbajtje gluteni (proteinë e cila mund të shkaktojë alergji tek fëmija), si dhe një ndër drithërat e para që duhet t’i jepet fëmijës është mielli i orizit.

Por, cila është mënyra që duhet përgatitur dhe ruajtur mielli i orizit për secilën firmë?

Si të përgatisim miellin e orizit të firmës Mellin

Mielli i orizit të firmës Mellin nuk ka nevojë për zierje. Ushqimi mund të përgatitet në këtë mënyrë:

– Me qumësht

Herën e parë filloni të tresni rreth 3-4 lugë gjelle miell orizi në 180 ml qumësht të ngrohtë, për ta shtuar më pas sasinë e miellit.

– Me lëng perimesh/mishi

Ju mund të vazhdoni ushqyerjen e fëmijës duke përgatitur miellin e orizit me lëngun e perimeve apo mishit. Ju mund të tresni rreth 5-6 lugë gjelle miell orizi Mellin në 200 ml lëng. Sipas dëshirës mund të shtoni në pjatë edhe disa lugë pure perimesh si edhe 1 lugë të vogël vaj ulliri.

Plasmon

Mielli i orizit të firmës Plasmon është i pasur me fibra, kripëra minerale si kalcium, fosfor dhe vitamina. Nuk përmban gluten dhe nuk ka nevojë për zierje. Është një produkt që mund të përdoret qysh në ditët e para të ushqyerjes së fëmijës.

– Me qumësht

Hidhni gradualisht 3-4 lugë gjelle nga mielli i orizit në 180-200 ml qumësht të ngrohtë dhe e përzieni për disa çaste. Nëse dëshironi mund të shtoni në pjatë edhe pure frutash.

– Me lëng perimesh/mishi

Hidhni gradualisht 3-4 lugë gjelle miell orizi Plasmon në 180-200 ml lëng të ngrohtë dhe e përzieni për disa sekonda. Për një shije më të mirë mund të shtoni në pjatë pure perimesh si edhe një lugë të vogël vaj ulliri.

Humana

Në përgjithësi drithërat e firmës Humana nuk përmbajnë aroma dhe janë produkte krejtësisht biologjike. Mielli i orizit nuk përmban gluten dhe nuk ka nevojë për zierje.

– Me qumësht

Hidhni 3 lugë gjelle miell orizi Humana në 210 ml qumësht të ngrohtë dhe e përzieni mirë derisa të formohet masë homogjene.

– Me lëng perimesh/mishi

Ngrohni 210 ml lëng dhe më pas shtoni ngadalë 3 lugë gjelle miell orizi si edhe sipas dëshirës disa lugë pure perimesh dhe në fund 1 lugë të vogël vaj ulliri.

Paketimi duhet të ruhet në temperaturë ambienti, në vend të freskët dhe të thatë, larg burimeve të nxehtësisë. Duhet të konsumohet brenda 3 javësh nga momenti i hapjes.

Nutriben

Mielli i orizit Nutriben mund të përdoret duke filluar nga muaji i 4-t. Nuk përmban sheqer të shtuar. Ai është i pasur me vitamina dhe përmban gjurmë qumështi.

Si ta përgatisim?

Miellin e orizit të firmës Nutriben mund ta përgatisni me qumësht ose lëng perimesh/mishi.

Dozat janë këto:

– Për fëmijët 4-5 muajsh

Duhet të treten 2-3 lugë gjelle në 150 ml lëng ose qumësht.

– Për fëmijët 5-6 muajsh

Duhet të treten 3-4 lugë gjelle në 180 ml lëng ose qumësht.

– Për fëmijët 6 muajsh e lart

Duhet të treten 4-5 lugë gjelle në 210 ml lëng ose qumësht.

Qumështi që duhet të përdorni është ai që fëmija pi zakonisht, i cili nëse është formule duhet të jetë i përshtatshëm për moshën e tij. Nuk duhet të shtoni sheqer apo kripë në ushqimin e fëmijës.

Noynoy

Firma greke Noynoy ofron dy lloje miell orizi, me shije vanilje dhe miell orizi të thjeshtë.

– Miell orizi me shije vanilje

Ky miell duhet të përgatitet vetëm me ujë, pasi përmban qumësht. Ju duhet të tresni 1 lugë (luga matëse ndodhet brenda paketimit) në 30 ml ujë të ngrohtë, 2 lugë në 60 ml ujë të ngrohtë e kështu me rradhë.

– Miell orizi i thjeshtë

Mielli i orizit i thjeshtë i firmës Noynoy mund të përgatitet me qumështin që fëmija pi zakonisht ose me lëngun e perimeve/mishit/peshkut./pernenat.al/

Artikulli paraprak“Khloe u bë pa plan”, Zaimina Vasjari tregon se si e mori lajmin për shtatzëni
Artikulli i rradhës Horoskopi sot, e diel 25 mars 2018

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.