Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si të uleni e çoheni gjatë kohës sa jeni me barrë

Këshilla për shtatzëna 18/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kur një grua është shtatzënë, ajo i nënshtrohet shumë transformimeve fizike. Dhe, këto ndryshime fizike vijnë bashkë me disa dhimbje.

Kjo është arsyeja pse ju shpesh shihni gra shtatzëna që ankohen për dhimbjen e shpinës apo për dhimbje në zonën e shpatullave dhe qafës. Kjo mund të bëjë që edhe lëvizje të thjeshta si të ndenjurit ulur apo momenti kur çoheni, të bëhen një sfidë e vërtetë.

Pse qëndrimi korrekt është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzanisë?

Një qëndrim i saktë bën që të harmonizosh pjesët e trupit ndërsa je duke qëndruar ulur, shtrirë apo në këmbë. Pra është e gjitha rreth të ndenjurit në mënyrë të rregullt. Natyrisht një qëndrim i rregullt ndikon në mënyrë magjike në shëndetin e dikujt. Dhe rëndësia e qëndrimit rritet edhe më shumë nëse jeni shtatzënë. Nëse qëndroni në mënyrë të gabuar ulur apo shtrirë, mund të keni si rezultat siklet dhe dhimbje. Dhe nëse qëndrimi në mënyrë të gabuar për vazhdon për një kohë të gjatë mund të keni dhimbje edhe pas lindjes. Pra, ajo që ju nevojitet është të mbani një qëndrim të mirë gjatë gjithë shtatzanisë për të larguar dhimbjet në shpatull, qafë dhe në pjesën e pasme sa më shumë që të jetë e mundur. Këtu, ju sjellim disa nga pozicionet e të ndenjurit ulur që ju mund të përdorni gjatë shtatzënisë:

1.Kthehuni me fytyrë nga mbështetësja e karriges.

Gjëja e parë që mund të bëni është shumë e thjeshtë. Thjesht ktheni karrigen mbrapsht dhe uluni në mënyrë që këmbët tuaja të jenë në të dy anët e karriges duke siguruar kështu një qëndrim të drejtë të shpinës. Krahët vendosini në mënyrë të harkuar.  Mbështetuni në drejtim të karriges dhe mund të mbani edhe një jastëk për t’u mbështetur më mirë. Por, nëse nuk ndiheni rehat në këtë pozicion, hiqni dorë nga kjo mënyrë e të ulurit.

2.Uluni drejt

Nëse jeni ulur drejt ose mbani drejt shpinën tuaj, ju po bëni diçka korrekte. Në një pozicion të tillë, gjinjtë tuaj duhet të tregojnë ose në drejtim lart ose drejt. Mos lejoni që gjinjtë tuaj të mbivendosen mbi barkun ku qëndron bebi, dhe këmbët tuaja duhet të mbahen pak larg, në mënyrë që t’i jepni një hapësirë për frymëmarrje barkut tuaj.

Çfarë mund të konsiderohet si një sjellje e gabuar?

Jini të vëmendshëm për mënyrën se si jeni ulur, pasi disa pozicione të caktuara mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë. Nëse rrini shtrembër ndërkohë që qëndroni ulur, kjo mund të zhbllokojë zonën e legenit dhe mund të rezultojë në dhimbje gjatë lëvizjeve. Dhe, kjo ndodh zakonisht nëse jeni ulur në një karrige të butë. Ajo që duhet të zgjidhni është një karrige e fortë ku mund të mbështeteni.

Si mund të ngriheni mirë?

Tani që ju keni gjetur mënyrën e duhur për t’u ulur, ju mund të pyesni nëse ka ndonjë mënyrë të saktë për t’u ngritur. Dhe përgjigjja është “po”.

Së pari, mbani të ngritur pjesën e sipërme të gjoksit dhe bëni pak mbrapa. Njëkohësisht mbani këmbët larg njëra-tjetrës. Ndërsa mbani këtë pozicion. Përpiquni që të lëvizni mbrapa dhe para. Ndiqni këto hapa në një mënyrë ritmike disa herë, duke mbajtur supet tuaja të tendosura gjatë gjithë kësaj kohe.

Anohuni duke u drejtuar para. Mbani kurrizin tuaj pak të harkuar dhe nxirrni pjesën e gjoksit lart.

Mos e lëshoni shpinën ndërsa jeni duke u ngritur. Thjesht lëvizni lehtë në drejtimin lart dhe përpara.

Vetëm vazhdoni të bëni këtë veprim derisa të ngriheni plotësisht në këmbi.

Ne shpresojmë që këto këshilla të jenë të dobishme për shtatzëninë tuaj. Provojini ato dhe na tregoni në komentet e mëposhtme nëse keni përmirësime për dhimbjen e shpinës apo të qafës.

Artikulli paraprakOrganizohet në Prishtinë kursi i ekografisë së gjirit nga Sono-Kos
Artikulli i rradhës Pse nënat që presin djem kërcënohen nga kjo sëmundje

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.