Strijat janë të zakonshme në mesin e grave pas shtatzënisë.
Megjithëse nuk është e mundur të largohen plotësisht, për t’i bërë më pak të dukshme gratë shtatzëna përdorin kremra të ndryshëm, transmeton Gazeta Shneta.
Por, megjithatë, ekziston një mënyrë më e përballueshme për zbehjen e strijave pas lindjes.
Masazhimi i zonave të prekura me vajra e bën lëkurën tuaj të butë dhe ndihmon në reduktimin e strijave.
Vaj ulliri zbut lëkurën tuaj. Ai gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon strijat në masë të madhe.
Instruksionet:
Vendosni pak vaj në duart tuaja dhe filloni ta masazhoni butësisht zonën. Lejeni të qëndrojë për 30 minuta, në mënyrë që të absorbohen vitamina A, D dhe E në lëkurë.
Më pastaj, përfundimisht bëni një dush pas masazhit./Gazeta Shneta/