Ndryshimi i mënyrës së ushqimit përmirëson shkëlqyeshëm dhembjet premenstruale. Këshillohet ushqimi që e balancon metabolizmin e eikosanoideve, kombinuar me marrjen e sasive të konsiderueshme të vitaminës B6 (100mg në ditë), magnezium 3 herë në ditë nga 100mg dhe vitamin E njëherë në ditë, 50mg.
Ndryshimi i mënyrës së ushqimit zvogëlon prodhimin e tepërt të prostaglandinës dhe vihet baraspesha.
Dieta: fruta, fibra dhe pak kripë
* zvogëlimi i marrjes së karbohidrateve të rafinuara (keksë, ëmbëlsirave, sheqerit të bardhë, buka dhe produktet tjera të pjekura nga mielli i bardhë
* kufizimi ose plotësisht ndërprerja e konsumimit të mishit të kuq, vezëve
* largimi nga burimi i acideve transyndyrore, vajit bimor të hidrogjenizuar, siç janë margarina dhe yndyra bimore
* plotësimi i nevojave me Omega 3
* peshqit e thellësira të detit (losos, tuna, skusha) janë përplot omega 3 acide yndyrore dhe duhet sa më tepër të jenë në tavolinën e ushqimit
* ushqimi i gjelbër i përgatitur në avull zvogëlon dhembjet dhe inflamacionet
* duhen ikur prej mëlmesave, ushqimit të fërguar yndyror, sheqerit, kripës, alkoolit
Këshillohet hedhja jashtë përdorimit e ushqimeve që provokojnë alergji, për shkak të rritjes së prostaglandineve. Shumë gra janë alergjike edhe në maja të bukës, sepse pjekjet e ndryshme të produkteve të bukës, por edhe lëngjet industriale rrisin prodhimin e prostaglandineve.
Dobiprurëse është ndërprerja e konsumimit të produkteve të qumështit, akulloreve, djathit të freskët dhe jogurti. Shkaktari i vërtetë i veprimit të dëmshëm të produkteve të qumështit nuk është i njohur.
Mendohet se dhënia e hormoneve për rritjen e lopëve, si dhe antibiotikët e pesticidet në ushqimin e lopëve interferojnë me metabolizmin e hormoneve seksuale në zorrë.
Në shëmbëlltyrën e këtij supozimi shkojnë edhe vrojtimet se qumështi organik nuk vepron dëmshëm në indin e mitrës dhe në gjoks.
Gjatë ditëve që i paraprijnë menstruacioneve janë të shpeshta “episodet” e shtimit të oreksit, të karakterizuara shpesh nga dëshira për ëmbëlsira: çokollatë, tortë, etj. Kjo mendohet se lidhet me uljen e sheqerit në gjak dhe ndryshimet e nivelit të serotoninës. Faktorë që ndikohen nga mënyra e ushqyerjes.
Prandaj është e rekomandueshme të ndiqet dieta e përshtatshme. Ushqimet më të rekomandueshme janë ato që përmbajnë karbohidrate komplekse: cereali dhe drithërat si: makaronat, orizi, buka e crackers, apo dhe perimet: si fasulet, bathët, etj.
Është e rëndësishme dhe marrja e sasive të duhura të kripërave minerale, si kalciumi dhe magnezi. Kalciumi ndihmon në parandalimin e kontraktimit muskular dhe krampeve. Ndërsa magnezi ndihmon në lehtësimin e krampeve të uterusit. Ky i fundit mund të gjendet në: bananet, perimet me gjethe jeshile: spinaq, sallatë, kungull.
Duhet të evitohet kripa, sepse favorizon akumulimin hidrik dhe pijet me bazë kafeine si: kafe, çaj, dhe koka-kola.
Mjaft të mira janë frutat, sidomos molla dhe dardhët, sepse favorizojnë kalimin intestinal dhe ndihmojnë në uljen e problemeve me kapsllëkun apo fryrjen abdominale, karakteristikë për këto ditë.
Metodat tjera alternative
Shumë femrave u ndihmojnë edhe disa metoda tjera, si masazhi, joga, homeopatia, akupunktura dhe përdorimi i bimët shëruese.
Përfundimisht, zvogëlimi i stresit zvogëlon nivelin e adrenalinë dhe sasinë e prostaglandeve F2alfa. /Telegrafi/