Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si t’i mbroni fëmijët nga “Balena Blu”, loja që po merr jetën e shumë fëmijëve dhe adoleshentëve

Këshilla për shtatzëna 10/06/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Qysh para disa javësh, në mediat e mëdha botërore është raportuar për një fenomen të rrezikshëm në mediat sociale që quhet “Balena Blu” – e që deri më tani ka marrë jetën e qindra fëmijëve dhe adoleshentëve.

Kjo lojë, e njohur si “Sfida e Balenës Blu” është krijuar nga Philipp Budeikin, i cili tani është në burg dhe qëllimi i saj ishte pikërisht detyrimi i të rinjëve dhe fëmijëve ta lëndojnë vetën e tyre, ndërsa deri më tani ka rezultuar edhe me vdekjen e qindra prej tyre nepër botë.

Përveç mediave të cilat kanë raportuar dhe kanë këshilluar prindërit të jenë të kujdesshëm në lidhje me lojën e cila po i detyron të rinjtë ta vrasin vetën edhe policia ka dalur me komunikatë duke treguar se kjo lojë është shumë e rrezikshme dhe prindërit duhet t’i kontrollojnë lëvizjet e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale dhe telefonët, tabletat ose mjetet e tjera të ngjashme.

Si ti mbroni fëmijët, vëllezërit ose motrat e juaja më të vegjël nga kjo lojë?

Kërkuesit, aplikacionet, webfaqet dhe gjithçka tjetër duhet të jetë direkt e kontrolluar nga prindërit para se të përdoret nga fëmijët dhe kjo duhet të ndodhë vazhdimisht, pasi sfida thuhet se fillon dhe zhvillohet shumë shpejt e mund të përfundoj në tragjedi.

Edhe Google edhe Apple, të dyja së bashku kanë lansuar intruksionet se si mund të bëhet kontrolli prindëror në sistemin Android dhe atë iOS.

Si mund ta dini nëse fëmija juaj po luan me këtë lojë?

Nëse vëreni ndryshime të dukshme tek fëmija juaj, lëvizje të cilat nuk i keni parë asnjëherë më parë ose thjeshtë lëvizje të çuditshme, fjalë të çuditshme të cilat nuk ju duken normale, atëherë duhet të ndërmerrni menjëherë hapat mbrojtës, duke folur me të, duke kontrolluar pajisjet e tij elektronike ose edhe duke u këshilluar me ndonjë psikolog, shkruan lajmi.net

Loja e cila tani pothuajse të gjithë kanë dëgjuar për të – i ka bërë të vdesin qindra të rinj dhe fëmijë, ndërsa shumë të tjerë e kanë lënduar vetën. Loja si duket shumë shpejtë ka arritur edhe në vendin tonë, pasi mediat veç kanë gjetur rastet e para kur kjo lojë është luajtur nga të rinjë dhe fëmijë.

Pra, duhet të keni shumë kujdes në vazhdim, kur i lejoni fëmijët tuaj të lozin loja të ndryshme në pajisjet teknologjike, sepse kjo lojë mund t’iu kushtojë me jetë atyre./Lajmi.net/

Artikulli paraprakNëse i keni këto sandale, hidhni menjëherë në mbeturina
Artikulli i rradhës Konsumojeni ujin në këtë mënyrë, me qëllim që të humbni peshë

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.