Një nga arsyet e para pse fëmijët tuaj i refuzojnë rregullisht perimet është se ju tentoni t’i ushqeni fshehurazi.
Duhet ta dini se fëmijët janë aq të menqur sa të kuptojnë dredhirat e kota të prindërve të cilat më pas ndikojnë edhe në uljen e besimit ndaj tyre.
Sipas The New York Times ju duhet të bëheni të sinqertë me fëmijët tuaj dhe të servoni në tavolinë perimet në formën e tyre origjinale, përcjellë GazetaShneta.
Kur nënat përgatisin gjëllën ose ushqime tjera, ato fusin edhe perime duke menduar se kështu fëmijër do ushqehen me to. Por sipas mjekëve sasia e perimeve në këto shujta është shumë e vogël.
Që fëmijët të rriten me një ‘dashuri’ ndaj perimeve duhet që qysh në fëmijëri tu ipen në formën e tyre origjinale, të pastruara mirë dhe pa shtesa tjera siç mund të jetë djathi, sosi, fërgesat etj.
Hani drekë së bashku
Fëmijët që hanë rregullisht drekë me familjen, ku atmosfera është pozitive, jo vetëm ëë konsumojë më shumë fruta dhe perime, por rrijnë më larg ushqimeve të skuqura dhe pijeve të gazuara. Kurse kur koha e drekës nuk është e rregullt, fëmijët do ë mësohen të hanë vetë dhe aty pastaj ata vendosin se çfarë u hahet e çka jo.
Mos ua prishni apetitin
Që fëmijët ta shijojnë me të vërtetë drekën familjare ata duhet të ulen rreth tavolinës, të uritur. Kujdesuni që të mos u jepni ushqime të shpejta “sa për ta prishur oreksin”. Kjo do e ulë nevojën e tyre për të nngrënë shije të reja siç mund të jenë disa perime që ju i keni blerë.
Lërini fëmijët të luajnë me ushqim
Të vegjëlit mund të luajnë me ushqime. Lërini që domatet t’i përdorin si top ose karrotat t’iu duken sikur stilolaps. Në këtë mënyrë ata do të familjarizohen me ushqimin edhe më shumë. Perimet e përdorura thjeshtë pastroni me ujë dhe mund t’i gatuani më pas.
Bëni fëmijët “ndihmës-kuzhinierë”
Edhe nëse ju duket se fëmijët po ju pengojnë gjatë përgatitjes së ushqimit, mundohuni që t’i përfshini edhe ata gjatë gatimit. Ose lërini ata që t’i bartin pjata e lugët deri tek tavolina sepse kështu do të ndihen krenarë me veten e tyre; do të jenë më të hapur për të pranuar ushqimet që do servohen më pas. /GazetaShneta/