Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si t’i trajtosh shputat e këmbëve para plazhit?

Femina 30/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bashkë me sezonin e plazhit, fillon edhe tharja e menjëhershme e lëkurës, e cila e tregon shumë shpejt dehidratimin. Nëse do ta shmangësh këtë pjesë para sezonit të plazhit, ndiq këshillat e mëposhtme:

Je gati për të pasur gjithçka nën kontroll?

Pastroji mirë

Për të hequr papastërtitë, djersën e tepërt, por edhe ashpërsinë e krijuar nga kallot, në darkë duhet t’u bësh një trajtim të veçantë këmbëve.

Thjesht një pastrim me bazë bimore mund të ndikojë shumë në qetësimin e lodhjes në këmbë. Pas pastrimit me ujë të ngrohtë, masazhoji këmbët dhe përdor një krem hidratues.

Përdor një skrab natyral

Skrab-i natyral është mjaft i domosdoshëm për shputat e këmbëve. Jo vetëm që largon lëkurën e vdekur, por edhe zbut lëkurën e re, duke e bërë atë më të shëndetshme.

Një kujdes natyral mund të arrihet vetëm duke përzier limonin me sheqerin. Një lugë kafe sheqer me disa pika limoni dhe përdore në shputa dhe në thembra.

Trajtoji gjatë natës

Këto nuk duhen harruar. Para se të shtrihesh, pastroji këmbët me një pambuk të pastër dhe pastaj përhap me kujdes kremin hidratues. Mbaje disa minuta derisa lëkura ta përthithë dhe pastaj masazhoje ngadalë.

Mbaje kështu përgjatë gjithë natës në mënyrë që lëkura e këmbëve të zbutet. Kjo do t’i qetësojë shumë shputat, aq më tepër nëse e praktikon çdo mbrëmje.

Përdor krem solar

Pjesa më e madhe e femrave nuk e përdorin solarin në shputat e këmbëve, sepse mendojnë që nuk është e nevojshme. Kjo është shumë e gabuar.

Rrezet e diellit në verë, ashtu si çdo pjesë tjetër lëkure, dëmtojnë dhe djegin edhe lëkurën e këmbëve, kështu që sa herë të përdorësh solarin për lëkurën e trupit, duhet ta aplikosh atë edhe në shputat e këmbëve.

Artikulli paraprakStudimi: Bebet që ushqehen me gji janë më të zgjuara
Artikulli i rradhës Horoskopi, 31 korrik 2017

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.