Në vitet e para të jetës së fëmijës, prindërit vuajnë nga zgjimet e shpeshta në mes të natës nga ana e fëmijës, të qarat, biberoni dhe gjumi i reduktuar.
Por duke nisur nga mosha 7-8 vjeçare, problemi ndryshon, pasi fëmijët zgjohen me shumë vështirësi dhe krijojnë jo pak probleme për nisjen për në shkollë etj. Më poshtë gjeni disa këshilla si ta bëni zgjimin e tyre më të lehtë:
-Rregulli i parë, të flihet shpejtë në mbrëmje. Mund të duket si diçka pa vlerë, por kjo është këshilla më me bazë për të mundësuar një zgjim të shpejtë.
-Llogariteni kohën në mënyrë që mëngjesi të nisë pa nxitim, për të mos rritur direkt nivelin e stresit.
-Përgatiteni çantën e shkollës, të sportit etj., një natë më parë. Mësojini fëmijët që të jenë të organizuar dhe të rregullt me aktivitetet e tyre. -Mundohuni të krijoni në shtëpi një ambient të qetë dhe relaksues, ku duhet të shtoni ndonjë fjalë inkurajuese, për ti nxitur fëmijët të kryejnë aktivitetet e tyre.
-Fëmija do të mungojë në orën e parë të mësimit? Mundohuni që të kuptojë se është thjesht dembelizëm dhe premtojini si shpërblim një mëngjes të veçantë.