Testet kanë treguar se ajo që një grua ha gjatë shtatzënisë së saj është lehtësisht e dukshme në lëngun e saj amniotike dhe fetusi zhvillon shije për ato çfarë ha nëna.
Nga java e 15 apo e 16 e fetusit, ata dijnë t’i dallojnë shijet e ndryshme, si: të ëmbël, idhët e kështu me radhë. Ndërsa shijet e kripës janë natyrore.
Ndërsa llogaritet që nga java e 21, fetusët mund të dallojnë të gjitha ushqimet që nëna ha, qoftë aromën apo shijen e tyre, shkruan TheGuardian, transmeton Gazeta Shneta.
Një eksperiment i realizuar nga Mennella, tregon se nënat që kanë ngrënë karrota gjatë shtatzënisë, foshnjat e tyre kanë vazhduar ta pëlqejnë këtë ushqim edhe pasi kanë lindur.
Prandaj është e rëndësishme që të provoni ushqime të llojllojshme, por gjithashtu të jenë të shëndetshme./Gazeta Shneta/