Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Si vepron dhe çfarë është kontracepsioni i urgjencës

Këshilla për shtatzëna 16/04/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pilula e emergjencës, ose njohur ndryshe si kokrra e ditës tjetër është një përbërje farmacologjike e cila klasifikohet si një kontraceptiv urgjence. Një marrëdhënie seksuale e pambrojtur, e cila konsumohet në periudhën e ovulimit të gruas, pra në periudhën e saj fertile ka një probabilitet të lartë për të shkaktuar një shtatzëni. Për këtë arsye nëse ndodh dicka e tillë, të cilën sigurisht që nuk e doni mund të përdoret kokrra e ditës tjetër, ose siç quhet ndryshe edhe kokrra 72 orëshe. Kjo pilulë nuk duhet të ngatërrohet me RU-486 e cila është një pilulë që shkakton abort (provokon abort kimik).

Kur dhe si duhet të merret kjo kokërr? Kokrra duhet marrë brenda 72 orëve nga marrëdhënia e pambrojtur, dhe mendohet se veprimi i saj është më efikas nëse merret sa më parë të jetë e mundur. Ajo mund të merret në çdo moment duke qënë se nuk dihet momenti i saktë kur gruaja ka ovuluar në momentin që ka ndodhur marrëdhënia.

Si funksionon? Nëse kokrra merret brenda 24 orëve nga marrëdhënia e pambrojtur, efikasiteti i saj i testuar është mbi 95%. Efikasiteti i saj ka tendencë të bjerë me kalimin e kohës për të mos pasur më asnjë efekt pas 72 orësh. Këshillohet që pasi keni marrë kokrrat e emergjencës të përdorni mjete mbrojtëse lokale (prezervativ), kjo deri në ciklin e radhës, pasi ato nuk janë në gjendje t’ju mbrojnë në vazhdimësi, por vetëm për marrëdhënien e pambrojtur që keni pasur në një moment të caktuar. Është mirë që të tregoni kujdes në vazhdimësi për të pasur gjithmonë marrëdhënie të mbrojtura, gjë e cila mund të arrihet me anën e prezervativit, spirales, diafragmës etj, kjo për të shmangur një përdorim tjetër të kokrrave.

Cila është substanca aktive e këtyre kokrrave? Pavarësish emrit komercial, të gjitha pilulat e emergjencës kanë në bazë si substancë aktive levonorgestrelin, i cili është një progrestenik, derivat i nandrolonit, me një dozë prej 1.5 mg. Mund të ndodhë që medikamentin ta gjeni në formën e një kokrre të vetme e cila e ka të përqëndruar në të gjithë substancën aktive, dhe në disa raste ajo mund të jetë e ndarë në dy kokrra. Progresteniku vepron mbi sistemin hormonal të gruas duke ngadalësuar apo ndaluar ovulimin e gruas.

Kjo ndodh pas veprimit të kësaj substance në hipofizë, e cila më pas nuk është më në gjendje të stimulojë vezoret, pa lënë pa përmendur faktin që progresteniku vepron edhe në ambientin vaginal duke e bërë të vështirë futjen e spermatozoidëve dhe takimin e tyre me qelizën vezë. Nëse në trupin e gruas ka ndodhur ovulimi, substanca aktive mund të ndërhyjë në fekondim duke modifikuar mukozën e uterusit, i cili nuk e pranon vendosjen e vezës. / femrat.net /

Artikulli paraprak7 ARSYE PSE FOSHNJAT QAJNË
Artikulli i rradhës Pse nuk jemi më të mllefosura

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.