Të gjitha gratë që përpiqen të ngelen shtatzënë interesohen më shumë rreth shenjave të para të shtatzënisë.
Shumë gra fillojnë të dyshojnë se mund të jenë shtatzënë pasi që kanë vonesë në cikël menstrual shkruan Parenting.FirstCry, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
E në shumë raste, është e mundur që disa gra që janë më të ndjeshme të përceptojnë ndryshimet e vogla që vijnë nga periudha e ovulimit.
Në 7 ditë pas ovulimit, mund të përjetoni këto simptoma:
-Gjakderdhje dhe ngërçe
Dhimbjet në këtë fazë janë mjaft të ngjashme me ngërçet që ndodhin pak para periudhave menstruale.
-Të vjellat në mëngjes
Të vjellat në mëngjes janë një nga simptomat më të zakonshme të shtatzënisë, të përjetuara nga shumica e grave.
-Ndryshimet në humor
Ndryshimet në humor janë të zakonshme gjatë kësaj periudhe, andaj është paksa e ndërlikuar të dallohet nga ajo e ciklit menstrual.
-Dhimbje koke
Nivelet e luhatshme të hormoneve janë një dukuri e zakonshme gjatë periudhës së ovulimit që shkakton dhimbje koke, të shoqëruar me marramendje./GazetaShneta/