Herpesi neonatal është një infeksion viral i shkaktuar nga virusi herpes simplex (HSV). Si i tillë mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e të porsalindurit tuaj.
HSV mund të transmetohet tek i porsalinduri përmes kontaktit lëkurë-me-lëkurë, duke rezultuar në herpes neonatal shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Por, cilat janë simptomat e herpesit neonatal?
Një foshnjë me herpes neonatal mund të shfaqë simptoma që në dy ditë dhe deri në gjashtë javë pas ekspozimit ndaj virusit.
Megjithatë, për një foshnje që infektohet menjëherë pas lindjes, simptomat mund të shfaqen brenda shtatë deri në 10 ditë pas lindjes.
Simptomat e para janë skuqje me fluska në kokë apo tek kërthiza.
Ndërsa, simptomat tjera përfshijnë mos reagimet apo refuzim në të ushqyer.
Për këtë arsyje, sic është përmendur edhe më parë herpes neonatal mund të përhapet edhe përmes kontaktit lëkurë-me-lëkurë.
Andaj, kujdesuni që familjarët dhe miqtë tuaj të pastrojnë duart para se të mbajnë foshnjen tuaj në krahë dhe të shmangin puthjet. /Gazeta Shneta/