Shtatzania sjell me vete shumë ndryshime dhe ndonjëherë mendoni se çfarë është normale dhe çfarë jo.
Për ta bërë pak më të lehtë, këtu është një listë e simptomave të shtatzanisë që nuk duhet t’i injoroni, transmeton Gazeta Shneta.
Lëvizja e foshnjës brenda barkut
Nga 16 javë e tutje, ju do të vini re lëvizjen e foshnjës brenda barkut tuaj. Nëse vëreni që këto lëvizje bëhen më të ngadalta, telefononi gjinekologun tuaj.
Shkarkim vaginal ose gjakderdhje vaginale
Pak gjakderdhje gjatë shtatzanisë është normale. Kushtojini vëmendje shkarkimit vagina dhe nëse vëreni ndonjë lloj ndryshimi raportoni atë. Shkarkimi i mukozës i holluar me ujë ose me gjak nuk është normale. Nëse vëreni këtë trupi juaj po bëhet gati për lindje.
Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, presion në legen dhe ngërçe
Ndërsa foshnja rritet në barkun tuaj, është normale të përjetoni një presion të vogël të legenit dhe dhimbje në shpinë. Por, nëse përjetoni ngërçe në formë të menstruacioneve ose një ndjenjë që fëmija juaj po pushon, kushtoni vëmendje kësaj. Pini pak ujë, pushoni dhe shtrihuni. Nëse dhimbja nuk zvogëlohet ose intesiteti rritet, telefononi gjinkologun tuaj.
Vjellje dhe dhimbje
Të vjellat e shoqëruara me dhimbje dhe ethe kërkojnë vëmendje të menjëhershme mjekësore. Në rast të ftohjes ose ethe të mëdha kontaktoni gjinekologun tuaj./GazetaShneta/