Disa nëna injorojnë shenja të tilla si gjakderdhja vaginale dhe dhimbjet në bark. Për fat të mirë, shumica e simptomave të pazakonta që mund të përjetoni gjatë shtatzanisë janë normale. Por është thelbësore t’i tregoni mjekut tuaj për disa nga to.
Beba nuk shkelmon më
Është normale që foshnja të ketë periudha të qeta në mitër dhe një rënie të përkohshme e aktivitetit mund të nënkuptojë që foshnja uaj po fle ose ai ka energji të ulët sepse nuk keni ngrënë brena një kohe. Sidoqoftë, nëse ndjeni një ngadalësim të përgjithshëm të lëvizjes, telefononi mjekun tuaj. Një përgjumje e gjatë mund të sinjalizojë lëng të ulët amniotik.
Dhimbje në këmbë
Shtatzania e vë një grua në rrezik gjashtë herë më shumë për mpiksjen e gjakut në venat e thella të këmbëve, të quajtur trombozë. Ndryshimet hormonale bëjnë që gjaku juaj të ketë më shumë të ngjarë të mpikset.
Gërrhatja
Më shumë se një e treta e grave shtatzëna gërrhasin edhe nëse nuk e kanë bërë këtë para shtatzanisë. Ndërsa gërrhitja mund të duket si një shqetësim i vogël, gjendja e zhurmshme e natës mund të rrisë rrezikun për komplikime, duke përfshirë rritjen e ngadalësuar të fetusit./GazetaShneta/