Një nivel i caktuar stresi është normal gjatë shtatzënisë, por stresi kronik mund të shkaktojë probleme shëndetësore për nënën dhe foshnjën. Është e zakonshme të ndihen shqetësime dhe ankth gjatë kësaj periudhe, por nëse stresi bëhet i vazhdueshëm ose i lartë, kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin.
Simptomat e stresit gjatë shtatzënisë ndryshojnë, por mund të përfshijnë vështirësi në gjumë, dhimbje koke, rrahje të shtuar të zemrës, frymëmarrje të shpejtë ose të cekët, ankth të vazhdueshëm, irritim, mendime obsesive, ndryshime në oreks (ushqyerje tepër ose pak) dhe vështirësi për t’u relaksuar, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Nuk ka udhëzime të sakta se sa stres është shumë gjatë shtatzënisë, por nëse ndiheni të shqetësuar, të trishtuar apo me simptoma fizike si rrahje të shpejta të zemrës, frymëmarrje të shpejtë, marramendje apo djersitje për më shumë se dy javë, duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.
Po ashtu, nëse keni sulme paniku, mendime të padëshiruara që nuk mund t’i ndaloni, ose frikë kaq të madhe nga lindja sa dëshironi ta shmangni atë, kërkoni mbështetje.
Shkaqet e stresit gjatë shtatzënisë përfshijnë shqetësimet fizike si lodhja, dhimbjet, nauze, ndryshimet hormonale që ndikojnë në humor, ankthin për lindjen dhe kujdesin ndaj foshnjës, si dhe vështirësitë në punë ose përgatitjet për pushimet e lindjes.
Ngjarjet e mëdha negative si humbja e një të afërmi, divorc apo vështirësi financiare gjithashtu rrisin stresin.
Pabarazitë shëndetësore ndikojnë gjithashtu në stres, sidomos tek grupet racore dhe etnike që përballen me mungesë aksesesh në shërbime shëndetësore, punë të paguara mirë, ushqim të shëndetshëm dhe mjedise të sigurta.
Studimet tregojnë se femrat e komuniteteve më të margjinalizuara përjetojnë më shumë stres dhe probleme gjatë shtatzënisë. /Gazeta Shneta/


