Nëse jeni duke përjetuar një kërkesë të shpeshtë për të shkuar në banjë dhe një ndjesi të dhimbshme djegieje kur shkoni mund të jeni duke përjetuar një infeksion të traktit urinar.
E njohur edhe si UTI, infeksionet e traktit urinar ndodhin në disa pjesë të sistemit tuaj urinar, i cili përbëhet nga veshkat, uretrat, fshikëza dhe uretra. Ato janë mjaft të zakonshme dhe sipas Shoqatës së Urologve në Amerikë, rreth 150 milion njerëz në të gjithë botën diagnostifikohen me UTI çdo ditë, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, gratë gjithashtu janë më të ndjeshme ndaj zhvillimit të infeksioneve në traktin urinar sesa burrat, njofton Klinika Mayo. Veçnaërisht, gratë që janë shatzëna, aktive seksualisht ose kanë disa sëmundje kronike si diabeti.
Infeksionet zakonisht karakterizohen nga një ndjesi djeige gjatë urinimit, urinimi më i shpeshtë dhe një ndjenjë ugjente që menjëherë duhet të shkoni në banjo. Zakonisht mjekohet me antibiotikë, megjithëse nëse infeksioni përhapet në veshkat tuaja, mund të ketë pasoja të rënda.
Simptomat e zakonshme të infeksioneve të traktit urinar
Simptomat UTI janë të pakëndshme, mund të zgjoheni shpesh natën për të shkuar në banjë, të keni dhimbje ose ndonjëherë edhe gjak.
UTI jo gjithmonë shkakton simptoma, por kur ato ndodhin, mund të përjetoni:
Nevojë e fortë për të shkuar në banjë
Urinimi më i shpeshtë se normalja
Një ndjesi djegieje kur urinoni
Urinë me ngjyrë rozë ose të kuqe
Dhimbje në legen.
Infeksioni trajtohet me antibiotikë, të cilat përshkruan bazuar në llojin e baktereve që gjenden në urinën tuaj./GazetaShneta/