Përveç ndjenjës së kënaqësisë që sjell të pasurit fëmijë, nuk duhet të lihet mënjanë edhe mbikëqyrja e tyre, që bën të angazhoheni shumë për mirëqenien e tyre.
Mënyra se si t’i rrisni ju preokupon shumë, por para kësaj është ana shëndetësore. Kur është fjala të shëndeti, janë disa simptoma që nuk duhet injoruar dhe për të cilat duhet kërkuar ndihmën e doktorit, përcjellë Klan Kosova.
Këto janë disa prej simptomave më serioze:
1. Temperatura e lartë dhe nëse ajo vazhdon për disa ditë.
2. Temperaturë me komdhimbje.
3. Shenja rrethore nëpër lëkurë.
4. Nishane të pazakonta.
5. Dhimbjet e papritura të stomakut.
6. Kokëdhimja me të vjellura.
7. Zvogëlim i urinimit.
8. Buzët e mavijosura.
9. Ënjtje të fytyrës.
10. Vjellje pas shtrirjes.