Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sindroma e lëkundjes: Pakujdesia që kushton jetën e foshnjës

Këshilla për shtatzëna 26/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sindroma e lëkundjes tek foshnjët është një grup simptomash të lëndimeve të shkaktuara nga shkundja e foshnjës nga të tjerët.

Këto simptoma përfshijnë:

* Lëndimi i syrit dhe/ose verbërimi

* Lëndimi i trurit

* Konvulsioni (spazma)

* Paraliza

* Zhvillimi i vonuar

* Vdekja

Koka e foshnjës është më e madhe dhe më e rëndë se pjesa tjetër e trupit, dhe deri në moshën dyvjeçare apo edhe më shumë, muskujt e tij të qafës nuk janë aq të fortë sa të mund të mbajnë kokën. Të shkundurit bën që truri të lëvizë brenda kafkës dhe të ndrydhet nga të goditurit në ashtin e kafkës.

Kjo ndrydhje shkakton të ënjturit, gjakderdhjen dhe presionin në tru. Enët e gjakut mund të pëlcasin, nervat të dëmtohen dhe retina e syrit mund të shkëputet ose nervat optike të gërvishten, gjë që mund të sjelle verbërinë, transmeton Telegrafi.

Pse e shkundim foshnjën

Të shumtën e herëve shkundja e foshnjës ndodhë nga frustrimi i prindit apo kujdestarit në përpjekje për t’ia ndalur vajin foshnjës. Rastet e tjera ndodhin nga aksidentet apo lojërat e vrazhda, siç është të hedhurit e fëmijës në ajër, të ngriturit poshtë-lart ose të luhaturit në rreth.

Foshnjat mund të përjetojnë dëmtim të muskujve të zverkut. Disa prindër e dinë se fëmija nuk duhet të goditet, por ata nuk e kuptojnë se të shkundurit është shumë i dëmshëm. Lëndimet nga të shkundurit mund të jenë rezultat edhe i vrapimit apo kërcimit poshtë e lartë me foshnjën.

Si mund të parandalohet sindroma e foshnjës së shkundur

* Bëhuni të vetëdijshëm për aktivitetet që mund të shkaktojnë lëndime.

* Kur e përqafoni, e ngitni apo e lëshoni foshnjën gjithmonë mbajeni me dorë kokën e saj.

* Përpiquni të ndalni zemërimin ose frustrimin para se nevoja për ta goditur apo shkundur fëmijën të bëhet e pakontrollueshme. Merrni frymë thellë. Vëreni fëmijën në shtratin apo koshin e tij, që të jetë i sigurt dhe dilni nga dhoma. Nëse jeni vërtetuar se me fëmijën çdo gjë është në rregull, atëherë mund ta leni të qajë derisa ju të qetësoheni. Nganjëherë fëmijët qajnë pa ndonjë arsye ose kur janë shumë të lodhur.

* Kërko këshillim profesional për të mësuar aftësitë e perceptimit para se të bëhet ndonjë dëm. Mos lejoni që zemërimi t’ia zë vendin kënaqësisë që mund ta përjetoni me fëmijën tuaj.

* Nëse e keni shkundur fëmijën tuaj apo nëse mendoni se dikush e ka bërë këtë, menjëherë kërko ndihmë mjekësore.

* Kërkon ndihmën e mjekut nëse foshnja qanë për një kohë të gjatë ose jeni të shqetësuar për shëndetin e saj.

 

Artikulli paraprakTruku i thjeshtë i kësaj nëne për mbajtjen e shisheve të bebeve, që po bën xhiro botën
Artikulli i rradhës Pse nuk duhet ta tërhiqni fëmijët nga krahët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.