Të paturit e një foshnje të parakohshme mund të jetë e frikshme për prindërit, por hulumtimi i ri jep një gjetje qetësuese: Shumë foshnje të parakohshme, rriten të shëndetshme pa sëmundje të theksuara.
Studimi i më shumë se 2.5 milion fëmijëve zbuloi se më shumë se gjysma e atyre që lindën para kohe nuk kishin shqetësime të mëdha mjekësore në moshën e rritur shkruan WebMD përcjell Gazeta Shneta.
“Lindjet e parakohshme kanë qenë të lidhura me rreziqe më të larta afatgjata të disa problemeve shëndetësore, duke përfshirë çrregullimet e zemrës, mushkërive, neurologjike dhe mendore,” tha autori kryesor i studimit, Dr. Casey Crump.
“Tremujori i tretë i shtatzënisë është një periudhë kritike për rritjen e fetusit. Lindja e parakohshme ndërpret rritjen normale dhe pjekurinë e të gjitha organeve fetale, të cilat mund të ndryshojnë strukturën dhe funksionimin e tyre,” tha Crump.
Ai shtoi se ato ndryshime mund të krijojnë një ndjeshmëri ndaj kushteve shëndetësore kronike më vonë në jetë.
Por, vuri në dukje ai, studimet e kaluara janë përqendruar pothuajse tërësisht në ato rezultate negative.
Këto gjetje kanë rëndësi për numrin në rritje të fëmijëve të lindur parakohe sepse ato tregojnë se shumica prej tyre mund të drejtojnë një jetë të shëndetshme, me funksion të mirë të përgjithshëm në moshën madhore, tha Crump.
Lindja e parakohshme është ajo që ndodh para 37 javëve të përfunduara të një shtatëzënie.
Hulumtimi u botuan në 22 tetor në “Journal of the American Medical Association”. /Gazeta Shneta/