Koronavirusi i ri ka të ngjarë të vazhdojë përhapjen për të paktën 18 muaj deri në dy vjet – derisa 60% n 70% e popullatës të jetë infektuar, një ekip ekspertësh të pandemisë parashikuan.
Ata rekomanduan që bota duhet të përgatitej për një skenar të rastit më të keq që përfshin një valë të dytë të madhe të infeksioneve në vjeshë dhe dimer, transmeton Gazeta Shneta.
Edhe në një skenar të rastit më të mirë, njerëzit të vazhdojnë të vdesin nga virusi, parashikuan ata.
“Kjo gjë nuk do të ndalet derisa të infektojë 60 deri në 70 përqind të njerëzve”, i tha CNN Mike Osterholm, i cili drejton Qendrën për Hulumtim dhe Sëmundje Infektive.
Për shkak se Covid-19 është i ri, askush nuk ka imunitet, thanë ata. Gjatësia e pandemisë ka të ngjarë të jetë 18 deri në 24 muaj, pasi imuniteti zhvillohet gradualisht në popullatën njerëzore. /GazetaShneta/