Gratë që lindin fëmijë pas moshës 35 vjeç shpesh thuhet se janë në kategorinë e moshës së përparuar dhe nëse nuk e keni dëgjuar kurrë që përdoret ky term më parë, ka shumë të ngjarë të keni dëgjuar se pritja për një kohë të gjatë për të pasur një fëmijë mund të jetë e rrezikshme.
Konceptimi pas moshës 35 vjeçare është kategorizuar gjithmonë me shumë faktorë të rrezikut si Sindroma Down, transmeton Gazeta Shneta.
Por, krahasuar me 20 vjet më parë ,ka pasur një ndryshim kur bëhet fjalë për lindjen më vonë në jetë. Shtatzënitë për gratë në grupmoshën 35 deri në 39 kanë qenë në rritje që nga vitet e 70-ta. Gratë në të 30-tat e tyre në përgjithësi janë mjaft të shëndetshme për të lindur një fëmijë edhe pse rreziqet rriten me moshën.
Pavarësisht nga mosha që mund të jetë një grua, sjellja e një fëmije në këtë botë mund të jetë një gjë e frikshme.
Pra, nëse jeni mbi 35 vjeç dhe ende nuk keni krijuar familjen tuaj mos u shqetësoni. Ju ende mund të lindni një fëmijë të shëndetshëm edhe në këtë moshë.
Hulumtimet tregojnë se mbetja shtatzënë në një fazë të mëvonshme të jetës sigurisht që mund të bëhet, madje mund të ketë përfitimet e veta. Jetoni shëndetshëm dhe përqendrohuni në ndërtimin e jetës që ëndërroni. /GazetaShneta/