Një studim kanadez sugjeron se gratë që i nënshtrohen skanimeve me CT pak para shtatzënisë mund të përjetojnë më shpesh abort ose të kenë fëmijë me defekte kongjenitale.
Studimi përfshiu mbi 5.1 milion shtatzëni dhe 3.4 milion lindje midis viteve 1992 dhe 2023.
Të dhënat tregojnë se sa më shumë skanime CT të ketë pasur një grua në muajin përpara konceptimit, aq më i lartë ishte rreziku, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Për shembull, gratë që bënë tre ose më shumë skanime kishin 142 raste aborti për 1,000 shtatzëni dhe 105 raste defekte kongjenitale për 1,000 lindje, krahasuar me 101 dhe 62 respektivisht tek gratë që nuk bënë skanime.
Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se rreziku i shtuar mund të lidhet pjesërisht me problemet shëndetësore që e bënin të nevojshme kryerjen e skanimeve, si diabeti, hipertensioni, obeziteti ose pirja e duhanit.
Ekspertët rekomandojnë përdorimin e metodave alternative të imazherisë pa rrezatim jonizues, si MRI dhe ultratinguj, për gratë në moshë riprodhuese ose ato që planifikojnë shtatzëni.
Simon Jolly nga University College London theksoi: “Gjetjet janë të mjaftueshme për të konsideruar prioritizimin e metodave jo-jonizuese të imazherisë tek gratë që mund të mbeten shtatzëna.”


