Një grup i specializantëve do të protestojnë nesër për pagesat e kujdestarive në SHSKUK.
Specializantët po kërkojnë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar që t’ua paguaj kujdestaritë edhe jashtë Udhëzimit Administrativ, shkruan Gazeta Shneta.
Specializantët kanë protestuar edhe më parë për këtë kërkesë para Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujtojmë se pagat e specializantëve me Ligjin e ri të Pagave janë rritur në 840 Euro bruto, ndërsa Qeveria ka marr vendim që t’i paguajë edhe specializantët me vetfinancim si dhe ata nga vendet e rajonit, Preshevë, Shqipëri dhe Mali i Zi. /Gazeta Shneta/