Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit tashmë ka hapur tenderin për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të bëjë asgjësimin e barnave dhe materialit medicinal të skaduar.
E gjithë kjo procedur është ndërmarrë pas miratimit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Procesi do të realizohet nga operatori ekonomik fitues, i licencuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Asgjesimi i barnave dhe materialit medicinale sipas te dhenave te menaxhmentit drejtues te spitalit janë prezente që 20 vite”.
Drejtori i spitalit te Gjilanit, Afrim Cana ka thene se asgjesimin e ka kerkuar nga institucionet qendrore per shkak se eshte duke ndodhur renovimi i spitalit e ju duhet hapësirë më shume që e kanë nxënë keto barna qe duhet te asgjesohen.
“E kemi kerkuar asgjesimin e barnave dhe materialit shpenzues per shkak se jemi duke krijuar ankes te ri ne spital duke ndertuar te reja. Ne bashkepunim me Msh dhe ShSKUK eshte hapur tenderi ku do te procesohet ne vazhdim me hapa te ri nuk dihet sakte se sa sasi jane per shkake se kur te fillojne punenoperatoret do ti masin ato nga sasia apo ndryshe pesha, dhe keshtu pasi eshte dhene drita jeshile nga MSh per kete kerkes time do fillojme edhe punë të tjera”.
Më tej ai ka thënë se ende nuk dihet per operatoret qe do te përzgjedhen pasi jane ende fazat e para.
“Sa i perket operatoreve jane dy ne republike te kosoves dhe pasi te arrihen te gjitha kriteret do te filloje asgjesimi i barnave dhe materialit medicinal i cili eshte prezent ne spitalin e pergjithshem te gjilanit“.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë në koordinim me Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kanë konfirmuar për Kanal 10 se janë në fazat fillestare të këtij tenderi për të vazhduar më pas me fazat ekonomike, financiare dhe teknike./Gazeta10




