Renovimi i brendshëm i Repartit të Psikiatrisë në Spitalin e Pejës është përfunduar, njofton spitali në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Projekti është financuar nga buxheti vetanak i institucionit dhe punimet u realizuan nga vetë stafi i spitalit, përcjell Gazeta Shneta.
Ky renovim vjen pas përfundimit të projektit të efiçencës së mbështetur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Banka Botërore, dhe ka për qëllim të ofrojë kushte më të mira për pacientët dhe stafin.
Spitali thekson se do të vazhdojë të punojë çdo ditë për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.



