Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Përgjithshëm në Pejë kryen një intervenim të madh kirurgjik

X Ballinë 18/04/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Pejës ka bërë të ditur se ka kryer me sukses një operim kompleks, ku është intervenuar për një tumor të kokës së pankreasit, përmes metodës “pancreaticoduodenectomy”.

Në njoftimin bëhet e ditur se ku operim i vështirë është kryer tek një pacientë 61 vjeçar nga një ekip i mjekëve italianë me ata të Kosovës.

“Operim kompleks është kryer tek një pacientë 61 vjeçar ku është intervenuar për një tumor të kokës të pankreasit, përmes metodës: pancreaticoduodenectomy: PEJA- procedure per sec A.Recordare, e patentuar me këtë emërtim për shkak për shkak të metodës unike që kryhet nga Kirurgu Italian Alfonso Ricordare dhe ekipi i Mjekëve të Spitalit”, thuhet në njoftim.

Intervenimi është kryer nga ekipa e Kirurgëve Dr. Alfonso Recordare, Dr.Fazli Shala , Dr.Rifat Dreshaj dhe anesteziologet Dr.Emine Shala dhe Dr.Ardita Nushi.

Ky intervenim kirurgjik është vazhdimësi e gjatë e bashkëpunimit profesional në mes të kirurgëve të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe Kirurgëve nga Italia me qëllim të përfitimit te njohurive dhe shkathtësive kirurgjike për procedurat e komplikuara kirurgjike .

Këto intervenime kërkojnë kosto te mëdha, prandaj kryerja e këtyre intervenimeve në Institucionet tona shëndetësore siç është rasti në Spitalin Përgjithshëm në Pejë është një ndihmesë tepër e madhe për pacientët.

“Një falënderim i madh shkon edhe për ekipin mjaft te përgatitur të teknikëve të Anestesionit dhe Instrumentareve të cilët nuk hezituan të punojnë në ditë vikendi vetëm me qëllimin që të kontribuojnë në kryerjen e këtij operimi dhe operimeve të ngjashme për pacientët tonë. Gjendja e pacientit të operuar është e mirë”, thuhet tutje në njoftimin e spitalit.

Artikulli paraprakStudimi zbulon një lidhje të kundërt midis ilaçeve për humbje peshe dhe sklerozës së shumëfishtë
Artikulli i rradhës Pavarësisht pandemisë COVID-19, ndodhën përmirësime shëndetësore në mbarë botën që nga viti 2010

Ju sugjerojmë

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme

Infektologia Kurteshi: Temperaturat e larta rrisin rrezikun e infeksioneve, higjiena mbetet mbrojtja më e mirë

21/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm në Pejë: Mbi 3 mijë vizita specialistike dhe 23 lindje gjatë javës së kaluar

20/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.