Prof.Dr. Skender Nushi ishte profesor i Kimisë në kuadër të lëndëve Paramjekësore të Fakultetit të Mjekësisë.
Stafi i Fakultetit të Mjekësise shprehën ngushëllime për vdekjen e Prof.Dr.Skender Nushi, shkruan GazetaShneta.
Postimi i plotë:
Leter ngushëllimi për vdekjen e Prof. Dr. Skender Nushi
Lajmi për vdekjen e Prof. Dr. Skender Nushi është një lajm i hidhur për të gjithë stafin e Fakultetit të Mjekësisë dhe Katedrës së lëndëve Paramjekësore të Fakultetit të Mjekësisë në veçanti.
Prof. Dr. Skender Nushi ishte profesor i Kimisë në kuadër të lëndëve Paramjekësore të Fakultetit të Mjekësisë.
Prof. Skender Nushi u lind në Gjakovë me 25. 02 1940. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Shkollën normale e përfundoi në Prishtinë. Fakultetin e SHMN – Degën e Kimisë e kryeu në Prishtinë më 1965. Studimet pasuniversitare i mbaroi ne Fakultetin e Teknologjisë në Zagreb, ku magjistroi në 20.06 të vitit 1972. Prof. Nushi doktoroi më 29 dhjetor të vitit 1980 në Fakultetin Teknologjik të Universitetit të Zagrebit me temën: ” Studimi i koordinatave ekuilibrike në tretësirat ujore të disa joneve të metaleve dhe joneve të acidit fenil acetik” (SK). Prof. Nushi punoi në kombinatin e Tekstilit” Emin Duraku” në Gjakovë, mësimdhënës në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, më pas si asistent i Kimisë teknologjike në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. U zgjodh prof. në SHLP në Gjakovë e më vonë ligjërues i Kimisë inorganike në FSHMN në Prishtinë. Pas vitit 1975 ka ligjëruar edhe në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë dhe në Fakultetin teknik në Mitrovicë. Prof. Skënder Nushi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ka filluar të ligjëroj me gjeneratën e vitit 1976/1977. Ka botuar 20 punime shkencore dhe ishte profesor i Metodikës së Kimisë në SHLP në Gjakovë.
Te gjithe ne, kolegët dhe studentët e tij, e kujtojme si një shembull i shkëlqyer, i një profesori me intergritet të lart akademik, i një biologu, shkencëtari i shquar në nivel ndërkombëtar dhe mbi të gjithash i një njeriu shumë të mirë, me kulturë dhe i afërt.
Ne,menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë dhe i gjithë stafi akademik dhe administrativ i Fakultetit të Mjekësisë ju shprehim ngushëllime të sinqerta, familjes së Prof. Skender Nushit.
Nuk keni humbur vetëm ju bashkëshortin, babain dhe familjarin tuaj, por edhe i gjithë Fakulteti i Mjekësisë, një profesor të çmuar.
I nderuar Prof. Skender u prehsh në paqë!
I përjetshëm qoftë kujtimi për Prof. Dr. Skender Nushin!
Prof. Dr. Suzana Manxhuka-Kërliu
Dekane