Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Storia e një gruaje që u bë nënë në moshën 16-vjeçare: ‘Kisha vështirësi në familje’

Këshilla për shtatzëna 29/03/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Laura, 23-vjeçare, 7 vite më parë lindi vajzën e parë Ella, lindje kjo e cila në prapaskenë bart vështirësi, por njëkohësisht mund të jetë frymëzuese për nënat. Në lidhje me këtë, ajo ka vendosur ta shkruajë një storie.

“Kur isha 16 vjeçe mësova se isha shtatzënë. Në fakt, nuk ishte situata ideale për shumë faktorë. Si adoleshente unë kisha dalë në darkë vonë dhe kisha konsumuar alkool. Asokohe kisha një të dashur, por ende nuk kisha vendosur të kryeja marrëdhënie me të. Nën efektin e alkoolit, ndodhën shumë gjëra që nuk i kisha parashikuar. Të dy u siguruam që po përdornim masa mbrojtëse, por për arsye që nuk i kuptuam, ato nuk kishin funksionuar.

Pak kohë më pas kuptova se kisha ngelur shtatzënë. Ia tregova këtë të dashurit tim, por ai nuk ishte dakord që una ta mbaja fëmijën, sepse të dy ishim në moshë shumë të vogël dhe nuk ishim të aftë të merrnim një përgjegjësi të tillë. Ai kishte të drejtë dhe e kuptoja, por dashuria ime për fëmijën ishte më e madhe se gjithçka tjetër.

Momenti kur ia tregova familjes ishte gjithashtu shumë i vështirë. Ata nuk e pranuan diçka të tillë. Në atë kohë unë isha ende nxënëse dhe vazhdoja shkollën gjatë shtatzënisë. Pasi mësuesit morën vesh se isha shtatzënë më toleruan të përshpejtoja disa provime që të mbyllja vitin.

Kur erdhi momenti për të lindur, unë dhe familja ime patëm disa mosmarrëvehsje dhe në sallën e lindjes isha vetëm unë dhe stafi mjekësor. Jam ndjerë e trembur dhe shumë e vetmuar. Fatmirësisht Ella erdhi në jetë e shëndetshme.

Pas lindjes, u largova nga shtëpia e prindërve. Atëherë e kuptova vërtet rëndësinë dhe përgjegjësinë e të qënit prind. Ditët e para ishin shumë të lodhshme, nuk flija, nuk gjeja kohë të haja, nuk kisha më mundësi të dilja me shoqërinë. Ka pasur momente që dyshova në zgjedhjen time për të mbajtur atë fëmijë. Ndoshta duhet të kisha dëgjuar ata që më thanë se duhet të abortoja. Por këto dyshime kaluan shumë shpejt. Dashuria që më falte ime bijë nuk krahasohej me asgjë tjetër në botë.

Pas disa kohësh u pajtova dhe me prindërit. Sapo ata njohën Ellën u marrosën pas saj dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe sepse ajo është fëmija më i mirë në botë.

Kur vajza u rrit për të shkuar në çerdhe unë ndoqa pjesën e mbetur të studimeve. Gjithmonë dëshiroja që përveçse nënë, të isha e kompletuar edhe si individ.

Tani kanë kaluar shtatë vjet nga ajo kohë. Unë jam bërë nënë e dy vajzave. Babai i vajzës së dytë nuk është më me mua, kështu që jam sërish një nënë beqare. Por tani jam më e rritur, më e mençur dhe më e fortë. Dhe do të jem gjithmonë aty për vajzat e mia.” 

Storia fillimisht u mundësua në shqip nga portali Përnënat.al.

 

Artikulli paraprakNga një nënë bjonde në atë brune: Ja sa bukur i rrinë flokët e zeza Tunës
Artikulli i rradhës 13-vjeçari vdes nga një sëmundje shumë e zakontë tek fëmijët

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.