Studim: Gratë duhet të monitorojnë presionin e gjakut edhe pas lindjes

2021-09-18 në ora 19:35

Studimi i botuar në revistën “American Heart Association” ka zbuluar se hipertensioni i zgjatur është i zakonshëm në mesin e grave që kanë preeklampsi gjatë shtatzënisë së tyre.

Sipas studiuesve, gratë shtatzëna me preeklampsi nuk po monitorohet në mënyrë adekuate, dhe në këtë formë ato po përjetojnë hipertension pas lindjes shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Presioni i lartë i gjakut apo hipertensioni duhet të monitorohet nga stafi mjekësor, edhe pas gjashtë javëve pas lindjes.

Rreziku i preeklampsia pas lindjes

Preeklampsia përcaktohet se personi në fjalë ka hipertension dhe proteina të ngritura në urinë.

Kjo gjendje ndodh në 5 për qind te gratë shtatzëna.

Sipas Dr. Laura Benschop, vlerat normale të tensionit të gjakut janë gjersa bëhet kontrolla rutinore, mirëpo ato po ndryshojnë në çastet në vijim.

Për të zbuluar nëse është e vlefshme hipoteza e saj, ekipi i saj i studimit ka monitoruar 200 gra për një vit pas shtatzënisë.

Sipas tyre, më shumë se 40 për qind e grave kishin hipertension gjatë vitit të pas lindjes.

Mes tjerash, studiuesit bën të ditur se pa monitorim, rreth 56 për qind e grave mund të kishin vdekur.

“Gjetjet tona sugjerojnë se gratë që kanë hipertension gjatë shtatzënisë duhet të vazhdojnë të monitorojnë tensionin e tyre përgjatë një viti. Nuk është e rëndësishme të monitorohet vetëm nga ana e mjekut, por duhet të kontrollohet në periudha të ndryshme, edhe në shtëpi”, u shpreh Benschop./Gazeta Shneta/