Sipas një studimi në Korenë e Jugut, studiuesit konkluduan se grupmosha 10-19 vjeçare mund të transmetojnë virusin brenda një familje, sikurse të tjerët.
Hulumtimi i cili u publikua në revistën “US Centers for Disease Control and Prevention journal Emerging Infectious Diseases”, tregoi se kjo grupmoshë mund ta transmetojë virusin me ritme më të vogla shkruan CNN, transmeto GazetaShneta.
Studimi: Kur pacienti fillestar i cili ishte më i vogël se mosha 10 vjeçare, studiuesit zbuluan se 5.3% e anëtarëve të tjerë që kishin kontakte testuan pozitiv me COVID-19.Ndërsa, kur pacienti ishte mes moshës 10-19 vjeçare, 18.6% e kontakteve rezultuan pozitiv.
Për këtë arsyje, studimi u realizua me qëllim të informimit se edhe kjo grupmoshë mund të transmetojë virusin, njësoj sikurse grupmoshat tjera, tha tutje drejtori i Institutit Shëndetësor Global të Harvardit, Dr.Ashish Jha./GazetaShneta/