Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Kjo gjendje që prek gratë shtatzëna mund të dërgon në lindje të parakohshme

Këshilla për shtatzëna 05/10/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gratë që përjetojnë ankth gjatë shtatzënive të tyre lindin mesatarisht më herët, sipas një studimi të publikuar nga Shoqata Psikologjike Amerikane.

Studimi i cili shqyrtoi lidhjen midis kohëzgjatjes së shtatzënisë dhe masave të ndryshme të ankthit, mund t’i ndihmojë mjekët të kuptojnë se kur dhe si të kontrollojnë më mirë ankthin gjatë shtatzënisë për të ndihmuar në parandalimin e lindjes së parakohshme, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

“Ankthi për një shtatzëni aktuale është një gjendje e fuqishme psikosociale që mund të ndikojë në rezultatet e lindjes,” tha autorja kryesore e studimit, Christine Dunkel Schetter nga Universitetit i Kalifornisë në Los Anxhelos.

“Këto ditë, simptomat e depresionit vlerësohen në shumë mjedise klinikash anembanë botës për të parandaluar komplikimet e depresionit pas lindjes për nënat dhe fëmijët. Kjo dhe studime të tjera sugjerojnë që ne duhet të vlerësojmë edhe ankthin tek gratë shtatzëna.”

Studimi është publikuar në revistën “Health Psychology”.

Hulumtimet e mëparshme kanë zbuluar se deri një në katër gra shtatzëna kanë simptoma klinikisht të ngritura të ankthit dhe se ankthi mund të jetë një faktor rreziku për lindjen e parakohshme ose lindjen para javës së 37-të të shtatzënisë.

Studiuesit kanë matur gjithashtu ankthin në pika të ndryshme të shtatzënisë, nga shtatzënia e hershme deri në fund të shtatzënisë dhe më shpesh në tremujorin e dytë.

Për të zgjidhur këto efekte të ndryshme të kohës dhe llojit të ankthit, studiuesit ekzaminuan të dhënat nga një kampion i larmishëm i 196 grave shtatzëna në Denver dhe Los Anxhelos, të cilat morën pjesë në studimin e foshnjave të shëndetshme para lindjes.

Ata zbuluan se ankthi i lidhur me shtatzëninë në tremujorin e tretë ishte i lidhur më fort me lindjet e hershme.

Rezultatet sugjerojnë që mjekët duhet t’i kontrollojnë gratë për ankthin e përgjithshëm në fillim të shtatzënisë, ashtu si zakonisht kontrollojnë për depresion, dhe se gratë me rezultate të larta mund të monitorohen për rritje të ankthit dhe ndërhyrje të mundshme më vonë gjatë shtatzënisë.

Hulumtimet e mëtejshme duhet të vazhdojnë të eksplorojnë arsyet që ankthi i shtatzënisë është i lidhur me kohën e lindjes, duke përfshirë ndryshimet neuroendokrine të lidhura me stresin, inflamacionin dhe sjelljet shëndetësore, sipas autores Dunkel Schetter. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPërdorimi i AI mund të jetë i dobishëm për zbulimin e kancerit kolorektal
Artikulli i rradhës Kirurgët maksillofacial dhe oral organizojnë kongresin e 6-të ballkanik në Prishtinë, shënohet edhe 40 vjetori i klinikës

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.