Studim: Shenjat e parakohshme të sulmit në zemër që po ‘anashkalohen’

2017-03-01 në ora 12:57

Një studim pohon se një nga gjashtë njerëz që vdesin nga sulmi në zemër, nuk i kanë vërejtur shenjat e hershme paralajmëruese.

Janë analizuar të gjitha pranimet në spitale dhe vdekjet nga sulmi në zemër gjatë viteve 2006-2010.

Hulumtuesit nga Imperial College London kanë gjetur të dhëna të cilat tregojnë se 16% e të gjithë atyre që kanë vdekur nga sulmi në zemër, kanë qenë të shtruar në spital 28 paraprakisht, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Disa kishin dhimbje të gjoksit si shenja paralajmëruese. Fondacioni “The British Heart Foundation” e ka quajtur këtë hulumtim si “shqetësues”.

Autorët e hulumtimit nga Shkolla e Shëndetësisë Publike në Imperial College, thonë se duhen urgjentisht më shumë hulumtime të këtij soji.

Hulumtimi i publikuar në “The Lancet”, i ka kontrolluar të gjitha të dhënat e 135,950 vdekjeve në Angli nga ataku kardiak në periudhën 4 vjeçare.

Të gjitha të dhënat tregonin nëse personi ka qenë i shtruar në spital në 4 javët para sulmit në zemër dhe se a është shtruar në spital në bazë të simptomave të sulmit në zemër, ndonjë arsye sekondare apo nuk ka pasur fare ndonjë të dhënë rreth arsyes së pranimit në spital.

Të dhënat kanë treguar se 21,677 persona nga e tërë lista e pacientëve, nuk kanë pasur të regjistruar shenja të sulmit kardiak.

Autori udhëheqës, Dr. Perviz Asaria, ka thënë se: Mjekët janë shumë të zotë në trajtimin e sulmit në zemër, gjithmonë nëse ajo është arsyeja pse një pacient shtrohet në spital, por nuk janë edhe aq të zotë të trajtojnë sulmet e zemrës që ndodhin për herë të dytë ose edhe të vërejnë shenja të cilat paralajmërojnë vdekjen nga sulmi në zemër.

Simptomat e sulmit kardiak

Dhimbje te gjoksit – një ndjesi e presionit, ngushtimit apo edhe shtrëngim në mes të gjoksit

Dhimbje në pjesë të tjera të trupit – ndjesia thujase dhimbja po kalon nga gjoksi ne krahë (zakonisht krahu i majtë është më I ndjeshëm, por mund të ndikojë në të dy krahët), në nofullë, në qafë, në shpinë apo në pjesën abdominalë

  • Trullosja ose marramendja
  • Djersitja
  • Mosngopja me frymë, gulçim
  • Të përziera në bark apo vjellje
  • Ankth (simptoma të ngjashme me atak paniku)
  • Kollë

Ndonëse dhimbjet e gjoksit janë të mëdha, disa njerëz mund të kenë dhimbje të vogla, të ngjashme më ato të problemeve me tretje. Në disa raste nuk ka fare dhimbje të gjoksit, posaçërisht tek gratë/vajzat, njerëzit në moshë dhe njerëzit me diabet.

Autorët e hulumtimit thonë se simptomat si mosngopja me frymë dhe dhimbjet e gjoksit kanë qenë të shfaqura rreth një muaji para vdekjes të disa pacientë.

Ata vënë në pah që mjekët mund të mos kenë qenë të vetëdijshëm për mundësinë se këto simptoma kanë paralajmëruar një sulm fatal të zemrës ngase nuk kishte dëmtime në zemër asokohe.

Profesori Majid Ezzati, i cili poashtu ka qenë i përfshirë në hulumtim, deklaroi se nuk mund të thuhet se pse këto shenja kalojnë pa u vërejtur, e për këtë arsye duhet të bëhet një studim më i thuktë që të bëhen rekomandime për ndryshime.

“Këto ndryshime mund të përfshijnë një udhëheqje të rifreskuar për sektorin e shëndetësisë profesionale, ndryshime në kulturën e klinikave, apo edhe lejimi I mjekëve që të ekzaminojnë më gjatë pacientët dhe t’i kenë të dhënat mjekësore të mëparshme”, ka pohuar ai, transmeton Gazeta Shneta.

Profesor Jeremy Pearson, drejtor mjekësor i asociuar në British Heart Foundation, tha se ky studim tregon se një numër i madh i njerëzve që vdesin nga sulmi në zemër, kanë qenë për t’u kontrolluar në spitale një muaj para fatalitetit, por nuk janë diagnostifikuar me sëmundje të zemrës”.

“Dështimi në detektimin e shenjave paralajmëruese është shqetësues dhe si rezultat I kësaj duhet t’i shtyjmë mjekët që të jenë më vigjilent dhe të pakësohen rastet kur njerëzit vdesin nga mos vërejtja e këtyre simptomave”, është shprehur Pearson.

Një zëdhënës për Royal College of Physicians ka theksuar se trajtimi i sulmit të zemrës është njëra ndër storiet e suksesit të mjekësisë bashkëkohore, por ky hulumtim është një përkujtues i rëndësishëm se ka ende fusha të cilat mund dhe duhet të përmirësohen.

“Duke e pasur parasysh se tek duhanpirësit shpeshherë simptomat e sulmit kardiak janë klasike, si për shembull dhimbja e gjoksit, këta të njëjtit rrezikohen nga sëmundjet e zemrës, mirëpo shumë sulme kardiake nuk prezantohen njëjtë tek njerëzit që nuk konsumojnë duhanin dhe janë më pak të rrezikuar”.

“Sfida kryesorë është që me saktësi e në kohë të diagnostifikohen pacientët dhe të trajtohen denjësisht. Edukimi i publikut, i mjekëve të praktikës së përgjithshme, i paramedikëve dhe departamentit të doktorëve të emergjencës është i domosdoshëm nëse duam të përmirësojmë më tej ofrimin e shërbimeve të mirëfillta për njerëzit që kanë pësuar sulm të zemrës”, ka shtuar ai. /Gazeta Shneta/