Studimet e fundit ka zbuluar të dhëna mahnitëse në lidhje me Sepsën, një gjendje e rëndë që prek gjakun që mund të çojë në vdekje.
Studimi zbuloi se sëmundja është shumë më tepër një vrasës më i madh se kanceri, me numra relativisht më të lartë se vdekjet nga kanceri, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas raportit të Ibtimes, Mbretëria e Bashkuar është një nga vendet në Evropë me shkallën më të keqe të infeksionit.
Raportohet se ka 50, 000 vdekje në vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas këtij studimi, në vitin 2017 Sepsa shkaktoi 11 milion vdekje, ky numër kur krahasohet me 9,6 milion vdekje nga kanceri në 2018 tregon një pabarazi prej afërsisht 1,4 milion.
Studimi i botuar në The Lancet zbuloi gjithashtu se gjendja prek shumë të rinj, fëmijë dhe adoleshentë. Sipas mledhjes së këtyre shifrave, çdo tre sekonda vdes dikush në botë nga kjo sëmundje.
Sepsa është një formë e helmimit të gjakut. Kjo ndodh kur trupi nuk është në gjendje të përgjigjet si duhet ndaj infeksionit bakterial dhe më pas sulmojnë organet dhe indet e tjera. /GazetaShneta/