Antitrupat neutralizues, të cilët ndalojnë lidhjen e SARS-CoV-2 me qelizat tona, janë zbuluar në gjakun e shumë pacientëve me Covid-19.
Ndërsa pothuajse të gjithë pacientët duket se kanë antitrupa, përqendrimi i tyre ndryshon nga personi në person shkruan VeryWellHealth përcjell Gazeta Shneta.
Ky zbulim mund të ndihmojë në zhvillimin e vaksinave efektive dhe transfuzioneve të gjakut që mund të parandalojnë dhe trajtojnë Covid-19.
Studimi i ri sugjeron që pothuajse sistemi imunitar i të gjithëve është i aftë të krijojë antitrupa mjaft të fortë për të neutralizuar SARS-CoV-2 nëse janë të ekspozuar ndaj virusit, por jo të gjithë mund t’i bëjnë sa të jenë të dobishëm.
Sidoqoftë, nëse një vaksinë është krijuar për të synuar këto antitrupa të veçantë, shkencëtarët mendojnë se ajo do të rrisë në mënyrë efektive reagimin imunitar.
Pasi studiuan mostrat e gjakut nga 149 njerëz që ishin rikuperuar nga Covid-19, studiuesit në Universitetin Rockefeller në New York ishin në gjendje të izolonin tre antitrupa që mund të neutralizonin virusin SARS-CoV-2, madje edhe në përqendrime të ulëta.
Një virus konsiderohet “neutralizues” kur nuk mund të replikohet më.
“Përgjigja e antitrupave ndaj SARS-CoV-2 është shumë e ndryshme në mes të individëve të shumtë; disa individë zhvillojnë një përgjigje të fortë, të tjerët vetëm një përgjigje të dobët ose madje të pazbulueshme” thotë Dr. Davide F. Robbiani.
Ndërsa hulumtimi dhe zhvillimi i vaksinave është ende duke vazhduar, mjekët tashmë po përdorin antitrupa neutralizues nga gjaku i njerëzve që janë rikuperuar nga Covid-19 për të trajtuar pacientë me sëmundje kritike.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Mostrat e dhuruara, të quajtura plazmë rikuperuese, jepen si transfuzione të gjakut – antitrupat SARS-CoV2 te njerëzit e sëmurë.
Dr. Makeda Robinson thotë se plazma rikuperuese mund të jetë gjithashtu e dobishme për të parandaluar Covid-19.
“Duket se antitrupat neutralizues mund të kenë një ndikim më të madh kur jepen para simptomave të sëmundjes së rëndë”, thotë ajo.
Për fund vlen të ceket se pavarësisht se sa i fortë është reagimi imunitar i një personi ndaj Covidit duket se të gjithë janë të aftë të krijojnë antitrupa që mund të neutralizojnë virusin./Gazeta Shneta/