Humbja e nuhatjes dhe / ose shijes mund të jetë një tregues më i fortë i Covid-19 sesa simptomat si ethet ose kollitja.
Është thënë që Covidi mund të shkaktojë një humbje të përkohshme dhe ndoshta afatgjate të nuhatjes. Kjo simptomë shpesh mund të jetë një tregues i hershëm i infeksionit shkruan VeryWellHealth përcjell Gazeta Shneta.
Humbja e përkohshme e nuhatjes, e njohur gjithashtu si anosmi, është një nga simptomat më të hershme të Covidit. Mund të ndodhë që në ditën e tretë të infeksionit.
Ndërsa ekspertët ende nuk janë të sigurt pse ndodh kjo, studiuesit nga Universiteti i Harvardit po i afrohen më shumë përcaktimit se si ndodhi të vie deri te kjo gjendje.
Një studim i botuar më 31 korrik në ‘Science Advances’ identifikoi qelizat e nuhatjes në zgavrën e sipërme të hundës që ka më shumë të ngjarë të sulmohen nga SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid-19.
Studiuesit e udhëhequr nga neuroshkencëtarët në Shkollën Mjekësore të Harvardit thonë se neuronet shqisore përgjegjëse për gjetjen dhe shpërndarjen e nuhatjes sonë në tru nuk janë ato që synon virusi SARS-CoV-2.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Sipas studiuesve, virusi shkon pas qelizave që mbështesin neuronet që zbulojnë erën, por jo vetë neuronet. Prandaj, shkencëtarët besojnë se një humbje nuhatje mund të mos jetë e përhershme.
“Unë mendoj se është një lajm i mirë sepse sapo infeksioni të pastrohet, neuronet e nuhatjes nuk duket se duhet të zëvendësohen ose të rindërtohen nga e para”, Dr. Sandeep Robert Datta, në një deklaratë”.
Edhe pse shumica e njerëzve rikuperojnë shqisat brenda dy deri në katër javë, kjo nuk do të thotë se ato kthehen plotësisht në normale.
Pacientët me Covid-19 mund të shërohen, të testohen negativisht dhe të vazhdojnë të kenë humbje të nuhatjes dhe shijes./Gazeta Shneta/