Ju mund të keni dëgjuar që vagina ka një ekosistem në vete, i njohur më mirë si mikrobiomë, i përbërë nga maja, baktere dhe mikrobe të tjera. Kur ekuilibri i kësaj mikrobiome prishet, mund të çojë në infeksione vaginale.
Vaginoza bakteriale sipas Klinikës Cleveland, është shkaku më i zakonshëm i shkarkimit jonormal të vaginës në gratë e moshës riprodhuese, transmeton Gazeta Shneta.
Karakterizohet nga një shkarkesë vaginale e hollë, gri, e bardhë ose e gjelbër me një erë peshku. Simptomat e Vaginozës Bakteriale përfshijnë gjithashtu kruajtje vaginale dhe ndjesi djegie gjatë urinimit.
Lactobacillus është një lloj bakteri që zakonisht është pjesë e mikrobiomës vaginale. Sipas një studimi, kjo baktere së bashku me mikrobet e tjera prodhon acid laktik në vaginë i cili siguron një mekanizëm mbrojtës të lokalizuar kundër infeksioneve bakteriale.
Ndryshimi në mikrobiomë, veçanërisht për shkak të rritjes së tepërt ose të zvogëluar të Lactobacullus, shkakton një ndryshim të njëkohshëm në pH të vaginës duke çuar në Vaginozë Bakteriale.
Një studim i fundit i botuar në Frontiers in Cellular and Infection Microbiology zbuloi se futja e mikrobiotës penile ose mikrobet e pranishme në penis gjithashtu mund të shkaktojnë një çekuilibër në mikrobipmën vaginale pas marrëdhënies seksuale.
Më poshtë mund të gjeni disa hapa parandalues që mund të ndërmerrni kundër BV:
Shmangni dushin e vaginës. Thjesht lani organet gjenitale të jashtme me ujë dhe një pastrues të butë, pa parfum.
Shmangni marrëdhëniet seksualet me partnerë të shumtë.
Shmangni seksin e pambrojtur të çdo lloji, vaginal, anal ose oral.
Përdorni prezervativë.
Shmangni mbathjet e ngushta të bëra me material sintetik. /GazetaShneta/