Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi i ri përjashton lidhjen mes përdorimit të paracetamolit në shtatzëni dhe rrezikut për autizëm apo ADHD

Jetë 23/01/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Acetaminofeni, i njohur edhe si paracetamol dhe i tregtuar gjerësisht me emrin Tylenol, është një ilaç që merret pa recetë të mjekut dhe që përdoret në mbarë botën për trajtimin e dhimbjes dhe temperaturës. Megjithatë, në shtator 2025, një deklaratë e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që sugjeronte një lidhje mes përdorimit të acetaminofenit gjatë shtatzënisë dhe rrezikut për autizëm shkaktoi shqetësim të gjerë publik.

Tani, një meta-analizë e gjerë që përfshin studime me cilësi të lartë ka dalë në përfundimin se nuk ka prova që përdorimi i paracetamolit sipas udhëzimeve gjatë shtatzënisë rrit rrezikun për autizëm, çrregullim të deficitit të vëmendjes dhe hiperaktivitetit (ADHD) apo paaftësi intelektuale tek fëmijët, shkruan burimi Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertë nga vende të ndryshme bien dakord se këto gjetje duhet t’i lehtësojnë gratë shtatzëna, duke konfirmuar se paracetamoli mbetet qetësuesi më i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë.

Paracetamoli është një nga barnat më të përdorura në botë. Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar shiten rreth 6,300 tonë në vit, ndërsa në SHBA rreth 52 milionë të rritur përdorin çdo javë një medikament që përmban acetaminofen. Kjo e bën të kuptueshëm shqetësimin e shkaktuar nga paralajmërimi i vitit 2025.

Studimi i ri, i kryer nga studiues në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë dhe i publikuar në “The Lancet Obstetrics, Gynaecology and Women’s Health”, vlerësoi një numër të madh kërkimesh dhe adresoi kufizimet kryesore të studimeve të mëparshme, si faktorët gjenetikë, mjedisi familjar dhe arsyet mjekësore për përdorimin e paracetamolit.

Sipas mjekëve, mungesa e çdo lidhjeje shkakore tregon se raportimet e mëparshme nuk ishin të bazuara në prova solide dhe përputhen me përvojën klinike dhe studimet e mëdha kombëtare, duke forcuar sigurinë e këtij ilaçi gjatë shtatzënisë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakRinumërohen 1,342 nga 2,557 vendvotime, procesi përmbyllet plotësisht në 21 komuna
Artikulli i rradhës Databazë e re me AI që synon të përshpejtojë hulumtimet në imunoterapinë e kancerit

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.