Teknologjia pas vaksinave kundër COVID-19 mund të ndihmojë në mbrojtjen e nënës dhe fëmijës nga preeklampsia, një komplikacion i rrezikshëm i shtatzënisë.
Një studim i ri te minjtë, i publikuar më 11 dhjetor në revistën “Nature”, tregoi se injeksionet e bazuara në përbërjen e vaksinës ulën rrezikun e preeklampsisë, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.
Çfarë është preeklampsia?
Preeklampsia është një gjendje e tensionit të lartë të gjakut që ndodh gjatë ose pas shtatzënisë, duke rrezikuar jetën e nënës dhe fëmijës, ose duke shkaktuar dëmtime të rënda të organeve te nëna. Ajo prek 3% deri në 5% të shtatzënive dhe aktualisht nuk ka një kurë dhe trajtimi përfshin ilaçe për tensionin ose pushim në shtrat.
Injeksionet eksperimentale përdori nanopjesëza lipide (LNP), të ngjashme me ato që përdoren për shpërndarjen e ARNm në vaksinat kundër COVID.
Injeksioni uli tensionin e gjakut te nënat shtatzëna dhe përmirësoi shëndetin e fetusit dhe qarkullimin e gjakut në placentë. Në fund të shtatzënisë, minjtë kishin foshnja më të shëndetshme, të shprehura në rritjen e peshës së tyre.
Studiuesit identifikuan një nanopjesëz lipide që shpërndante ARNm 100 herë më mirë në placentën e minjve krahasuar me nanopjesëzat e aprovuara nga FDA. /Gazeta Shneta/


