Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studimi më i ri zbulon arsyen e abortit të shpesht të shtatzënisë

Jetë 24/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekipi studiues i Institutit Francis Crick në Shtetet e Bashkuara kanë eksperimentuar për herë të parë AND-në e embrioneve të njeriut.

Studiuesit zbuluan rolin kyç të një geni, që kontrollon proçesin e formimit të embrionit gjatë ditëvë të para. Ky zbulim mund të shpjerë në shpjegimin e aborteve spontane tek gratë dhe korrigjim të geneve mutante tek sëmundjet e trashëgueshme.

ADN-ja e embrioneve të njeriut është studiuar për herë të parë në Britani të Madhe, duke ofruar zbulime të reja për fazat e hershme të zhvillimit njerëzor.

Shkencëtarët në Institutin Francis Crick për kërkime mjekësore, kanë mundur të identifikojnë rolin e një gjeni kyç që kontrollon mënyrën se si formohen embrionet gjatë ditëve të para të zhvillimit.

Duke kuptuar biologjinë e këtyre fazave të hershme mund të ndihmojë në zbulimin e mënyrave për të përmirësuar suksesin e fekondimit In Vitro.

Në këtë mënyrë mund të shpjegohet dhe arsyeja se pse disa gra përjetojnë aborte spontane dhe ndërkohë nëpërmjet këtij studimi krijohen njohuri të përgjithshme se si zhvillohet qenia njerëzore.

Studimet në Shtetet e Bashkuara kanë manipuluar genet e embrioneve për të kuptuar dhe pse jo për të korrigjuar mutacionet gjenetike që çojnë në sëmundje të trashëguara, si ajo e zemrës, shkruan InfoShqip, transmeton Gazeta Shneta.

Ky është hulumtimi i parë që synon rritjen dhe zhvillimin njerëzor duke kaluar përmes një ndërprerjeje të një faze vendimtare. Ndalimi i funksionimit të një geni dhe eksplorimi i asaj që ndodh pasi ky gen është zhdukur, është një mënyrë e mirë për të zbuluar qëllimin e genit.

Ekipi shkencor përdori një metodë të quajtur “teknika e korrigjimit” të geneve,duke bërë të mundur ndalimin e një geni të vecantë që përfshihet në zhvillimin e embrionit, i njohur si OCT4.

Duke bllokuar funksionimin e këtij geni, nuk mund të prodhohet proteina e quajtur po ashtu OCT4, duke ndaluar përfundimisht zhvillimin e një embrioni.

Studiuesit u shprehën se ishin entuziasmuar duke zbuluar se sa vendimtar ishte geni OCT4 për zhvillimin e embrionit njerëzor, dhe thanë se do të vazhdonin kërkimet shkencore për të konfirmuar rolin e ketij geni. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e sotme në Kosovë
Artikulli i rradhës Problemet me gjumin tek fëmijët, cilët janë shkaktarët

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.