Një studim i botuar në Diabetes, Obesity and Metabolism ka zbuluar disa karakteristika që ndikojnë në efektshmërinë e barnave për humbje në peshë, të njohura si agonistë të receptorëve GLP-1, si semaglutide (Ozempic dhe Wegovy).
Duke analizuar të dhënat e 679 pacientëve me mbipeshë ose obezitet, të cilët kishin filluar trajtimin me GLP-1RA mes nëntorit 2022 dhe tetorit 2024, studiuesit vunë re se koha më e gjatë e trajtimit, përdorimi i semaglutidit, mungesa e diabetit, si dhe përqindja më e lartë e dhjamit trupor, lidhen me humbje më efektive në peshë brenda 12 muajve.
Gjithashtu, shkalla më e lartë e metabolizmit, masa muskulore e skeletit, si dhe masa muskulore e barkut dhe gjymtyrëve, u identifikuan si faktorë shtesë që përmirësojnë gjasat për sukses në humbjen e peshës.
“Këto rezultate mund të ofrojnë njohuri të reja për mënyrën si ndikon trajtimi me GLP-1RA në jetën reale, dhe të ndihmojnë në krijimin e strategjive më të personalizuara për pacientët,” tha Dr. Linong Ji nga Spitali i Popullit i Universitetit të Pekingut në Pekin./Gazeta Shneta/


