Një studim i fundit nga Universiteti i Torontos ka nxjerrë në pah një lidhje interesante midis shpejtësisë së të folurit dhe rrezikut të demencës. Gjatë hulumtimit, studiuesit zbuluan se shpejtësia e të folurit mund të jetë një tregues më i rëndësishëm i shëndetit të trurit sesa vështirësia në gjetjen e fjalëve, një aftësi që ndryshon natyrshëm me moshën.
Në këtë studim, 125 pjesëmarrës midis moshës 18 dhe 90 vjeç u nënshtruan tre vlerësimeve të ndryshme. Testet përfshinin një lojë emërtimi të fotografive dhe një test që përfshinte përshkrimin e dy fotografi komplekse për një minutë secila, duke përdorur një softuer të bazuar në inteligjencën artificiale për të analizuar performancën gjuhësore, shkruan Health, transmeton Gazeta Shneta.
Gjetjet e studimit treguan se shpejtësia e të folurit mund të reflektojë ndryshime në shëndetin e trurit, veçanërisht në lidhje me rënien e aftësive kognitive. Kjo sugjeron që testi i shpejtësisë së të folurit mund të përdoret si një tregues i rëndësishëm në vlerësimin e shëndetit të trurit dhe në identifikimin e shenjave të hershme të demencës.
Megjithatë, është vërejtur se ndryshimet në shpejtësinë e të folurit nuk mund të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e trurit për të moshuarit.
Ky studim sjell një dritë të re mbi ndërveprimin midis shpejtësisë së të folurit dhe shëndetit të trurit dhe mund të ndihmojë në zhvillimin e strategjive dhe ndërhyrjeve të reja për të parandaluar demencën dhe për të mbështetur shëndetin e trurit tek të moshuarit./Gazeta Shneta/