Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studiuesit hetojnë transmetimin seksual të një infeksioni të rrallë bakterial te njerëzit

Jetë 16/06/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Blood sample for HIV test
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri i epidemiologëve francezë ka ngritur dyshime se një sëmundje e rrallë bakteriale, e njohur si dermatofilozë, mund të transmetohet nga njeriu te njeriu përmes kontakteve seksuale.

Gjetjet janë publikuar në revistën shkencore “Emerging Infectious Diseases” dhe bazohen në një grup rastesh të identifikuara në Francë dhe Spanjë mes janarit dhe qershorit të këtij viti, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Dermatofiloza, e njohur ndryshe si “mud fever”, konsiderohet një zoonozë bakteriale që zakonisht prek kafshët, veçanërisht kuajt dhe bagëtinë. Deri më tani, rastet te njerëzit janë lidhur kryesisht me persona që kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me kafshë të infektuara.

Megjithatë, studiuesit nga Hospices Civils de Lyon analizuan nëntë pacientë që kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të infeksionit. Shtatë prej tyre raportuan se kishin pasur marrëdhënie seksuale në sauna për meshkuj homoseksualë në Lion, disa prej tyre në të njëjtat ambiente, pak ditë para shfaqjes së simptomave.

Edhe pse nuk u konfirmua lidhje e drejtpërdrejtë mes të gjithë pacientëve, analiza gjenomike e mostrave tregoi ngjashmëri të lartë të bakterit, duke forcuar dyshimet për transmetim nga personi te personi përmes kontakteve seksuale.

Sipas studiuesve, të gjithë pacientët e përfshirë në studim ishin burra që kryenin marrëdhënie seksuale me burra dhe jetonin në Lion ose Paris.

Simptomat e infeksionit përfshinin puçrra me qelb dhe kore në lëkurë, kryesisht në zonën gjenitale, në trungun e trupit, rreth gojës dhe në gjymtyrët e poshtme.

Ekspertët theksojnë se, ndryshe nga forma e sëmundjes te kafshët, ku infeksioni mund të përhapet në të gjithë organizmin dhe të bëhet kërcënues për jetën, asnjë nga pacientët e studiuar nuk pati nevojë për hospitalizim.

Trajtimi me antibiotikë, i kombinuar në disa raste me antiseptikë lokalë, solli përmirësim të shpejtë të gjendjes së pacientëve.

Studiuesit besojnë se lagështia dhe temperaturat e larta në ambientet e saunave mund të kenë favorizuar mbijetesën dhe përhapjen e bakterit përmes kontaktit lëkurë me lëkurë.

Megjithatë, ata theksojnë se nevojiten studime të tjera për të konfirmuar përfundimisht transmetimin seksual të dermatofilozës dhe për të kuptuar më mirë mënyrën e përhapjes së këtij infeksioni të rrallë te njerëzit.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot
Artikulli i rradhës Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe, mesazhi prekës i kolegëve: Sot tavolina jote mbeti bosh, të gjithë flasin për mjekun e madh që ishe

Ju sugjerojmë

Studim: Ilaçi Survodutid redukton yndyrën e rrezikshme duke ruajtur masën muskulore

16/06/2026 Jetë

Suplementi i njohur për dhimbjet e kyçeve mund të përshpejtojë përparimin e demencës

16/06/2026 Jetë

Pse ngritja e peshave mund të jetë çelësi për një pleqëri më të shëndetshme?

16/06/2026 Jetë

Studim: Varfëria ndikon në trurin e fëmijëve më shumë se inteligjenca apo mënyra e prindërimit

16/06/2026 Jetë

Vaksina nazale kundër gripit mund të ofrojë mbrojtje më të fortë aty ku nis infeksioni

16/06/2026 Jetë

UNICEF: Pothuajse të gjithë fëmijët në botë po përballen me pasojat shëndetësore të ndryshimeve klimatike

16/06/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.