Depresioni pas lindjes (PPD) është një gjendje e zakonshme që prek 10-15% të njerëzve.
Në shumë raste mund të rezultojë në të tilla situata si çrregullime të gjumit, ndryshime në humor, humbje të oreksit dhe vështirësi në përqendrim shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Sipas një studimi të botuar në “Trajectories of Maternal Postpartum Depressive Symptoms” studiuesit vëzhguan pjesëmarrësit duke vlerësuar simptomat e tyre në 4,12,24 dhe 36 muaj.
Në përfundim, studiuesit zbulan se 25% e prindërve kishin simptoma të dukshme të depresioni edhe pas tre viteve.
Meqenëse efektet e PPD-së mund të ndikojnë në zhvillimin emocional, njohës dhe të sjelljes te fëmija, trajtimi është zgjidhja e duhur./GazetaShneta/