Shtatzania mund të jetë një kohë e mrekullueshme por edhe shumë sfiduese dhe sëmundja në mëngjes është një nga aspektet më të pakëndshme të saj.
Një studim i ri zbuloi se hormonet që shkaktojnë sëmundje në mëngjes janë të njejta me ato që lidhen me zhvillimin më të madh të trurit tek fëmijët, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtimi i botuar në Gazetën e Pediatrisë zbuloi se të vjellurat që shfaqen gjatë shtatzanisë janë një shenjë e shkëlqyeshme e një IQ të lartë tek fëmijët. Për më tepër, sa më i lartë të jetë intensiteti i të vjellurave, aq më i lartë do të jetë inteligjenca e parashikuar e fëmijëve.
Ky studim jep inkurajim për gratë që vuajnë nga sëmundja e mëngjesit midis javës së parë deri diku midis javës 14-16, që është kur ata fillojnë të ndiejnë grupin tjetër të simptomave të shtatzanisë si përgjumje, lodhje dhe ënjtje. /GazetaShneta/