Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sukraloza mund të rrisë sinjalet e urisë në tru

Jetë 02/12/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një studim i ri tregon se sukraloza, një ëmbëlsues pa kalori i përdorur gjerësisht, mund të ndikojë në sinjalet e trurit që lidhen me urinë, duke nxitur mbingrënien.

Studimi botuar në revistën “Nature Metabolism”, sugjeron se edhe pse sukraloza përdoret për të reduktuar kaloritë, ajo mund të ketë efekte të papritura mbi oreksin, shkruan Heath Day transmeton Gazeta Shneta.

Të paktën një në pesë të rritur në Shtetet e Bashkuara (20%) ka obezitet. Meqenëse shumë ushqime dhe pije me pak kalori reklamohen si ndihmë për humbjen e peshës, studiuesit po vlerësojnë nëse ato janë efektive në kontrollin e oreksit.

Sukraloza, aspartami dhe sakarina janë disa nga ëmbëlsuesit pa kalori më të përdorur, dhe ndërsa ndihmojnë në reduktimin e kalorigramit, efekti i tyre mbi sinjalet e urisë mbetet i diskutueshëm.

Studiuesit nga Instituti i Kërkimeve për Diabetin dhe Obezitetin në Universitetin e Kalifornisë Jugore përdorën skanime me rezonancë magnetike (MRI) për të matur qarkullimin e gjakut në hipotalamus pas konsumit të sukralozës, saharozës ose ujit.

Rritja e qarkullimit të gjakut në hipotalamus tregon një stimulim të sinjaleve të urisë.

Rezultatet treguan se sukraloza shkakton sinjale më të forta urie se saharoza ose uji, duke sugjeruar se konsumimi i saj mund të rrisë oreksin dhe të favorizojë mbingrënien.

Këto gjetje theksojnë nevojën për të kuptuar më mirë efektet e ëmbëlsuesve pa kalori në trurin dhe sjelljen ushqimore, veçanërisht për personat që përpiqen të menaxhojnë peshën. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMbretëria e Bashkuar drejt epokës së vaksinave kundër kancerit
Artikulli i rradhës Ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në kërkesën për transfuzion dhe furnizimin me gjak

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.