Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sulmet izraelite ndaj shkollës strehimore në Gazë vranë të paktën 52 njerëz, thonë mjekët

Lajme 26/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sulmet izraelite vranë të paktën 52 njerëz në Rripin e Gazës, të hënën, përfshirë 36 në një shkollë të shndërruar në strehimore, e cila u godit teksa njerëzit po flinin, duke i vënë flakën gjësendeve të tyre, bënë të ditur zyrtarët lokalë shëndetësorë.

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër militantët që operonin nga shkolla, raporton Associated Press.

Izraeli përtëriu ofensivën e tij në mars, pasi i dha fund një armëpushimi me Hamasin, grupin palestinez që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur organizatë terroriste.

Izraelitët janë zotuar se do ta marrin kontrollin e Gazës dhe se do të vazhdojnë të luftojnë, derisa Hamasi të shkatërrohet apo të çarmatoset, dhe derisa ai të kthejë 58 pengjet e mbetura – një e treta prej të cilave besohet të jenë gjallë – që u morën gjatë sulmit të 7 tetorit të 2023-tës, e cila nxiti luftën.

Izraeli nisi të lejonte futjen e një sasie të vogël ndihmash humanitare në Gatë javën e kaluar, pasi kishte bllokuar hyrjen e të gjitha ushqimeve, ilaçeve, karburanteve dhe mallrave të tjera për 2 muaj e gjysmë.

Grupet humanitare kanë paralajmëruar se banorët e Gazës mund të vdesin urie dhe thonë se ndihmat që kanë ardhur ditëve të fundit janë aspak të mjaftueshme për t’i përmbushur nevojat e mëdha.

Një sistem i ri i ndihmave, i mbështetur nga Izraeli dhe nga Shtetet e Bashkuara, por i refuzuar nga agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe nga organizatat humanitare pritet të nisë operacionet të hënën, pavarësisht dorëheqjes së amerikanit që udhëhoqi nismën, i cili tha se ajo nuk do të mund të operonte në mënyrë të pavarur.

Izraeli thotë se planifikon ta marrë kontrollin e plotë të Gazës dhe të lehtësojë atë që ai e quan emigrim vullnetar të mbi 2 milion banorëve të saj, një plan i hedhur poshtë nga palestinezët dhe nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Fushata ushtarake e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe ka zhvendosur brenda vendit rreth 90 për qind të popullatës së saj. Shumica prej tyre janë shpërngulur disa herë.

Shpëtimtarët nxjerrën viktimat e shkrumbuara
Sulmi në shkollën në lagjen Daraxh të Qytetit të Gazës plagosi edhe dhjetëra njerëz, tha Fahmy Awad, shef i shërbimit të emergjencave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë.

Ai bëri të ditur se një baba dhe pesë fëmijët e tij ishin në mesin e të vdekurve.

Fahmy tha se shkolla u godit tri herë teksa njerëzit po flinin. Pamjet që qarkulluan online shfaqën shpëtimtarët duke u munduar t’i shuanin zjarret dhe duke nxjerrë viktimat e shkrumbuara.

Ushtria izraelite tha se sulmet e saj kishin në shënjestër një komandë dhe një qendër kontrolli të militantëve brenda shkollës, të cilën Hamasi dhe Xhihadi Islamik e përdornin për të mbledhur informata për sulmet.

Izraeli fajëson Hamasin për vdekjen e civilëve, për shkak se ai operon në zona të banimit.

Një sulm tjetër, në një shtëpi, vrau 16 anëtarë të së njëjtës familje, përfshirë pesë gra dhe dy fëmijë, sipas spitalit Shifa në Qytetin e Gazës, i cili pranoi kufomat.

Në anën tjetër, militantët palestinezë lëshuan tri raketa nga Gaza, dy prej të cilave nuk arritën ta kapërcenin territorin, ndërsa e treta u pengua, tha ushtria izraelite.

Lufta në Gazë nisi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, dhe duke marrë peng 251 të tjerë. Pjesëtarët e Hamasit janë ende duke i mbajtur dhjetëra pengje, ndërsa shumë të ttjerë janë liruar në kuadër të marrëveshjeve për armëpushim dhe të tjera.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës, ka vrarë mbi 55.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallimin ndërmjet civilëve dhe luftëtarëve në llogaritjet e saj./REL

Artikulli paraprakNgritet alarmi nga ekspertët për rënien e fertilitetit në mbarë botën
Artikulli i rradhës Aksident mes dy veturave në Llukë të Deçanit, katër të lënduar

Ju sugjerojmë

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Spitali i Përgjithshëm i Pejës apelon për zgjidhje urgjente të problemit me mbeturinat nga institucionet përgjegjëse

22/07/2026 Lajme

15 të lënduar gjatë stuhisë së fuqishme në Shkup

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.