Këshilltari i ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, ia ka mësyrë të punësohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rizaj, i cili është edhe anëtar i Bordit Drejtues të SHSKUK-së në cilësinë e përfaqësuesit të MSH-së, ka kandiduar në Klinikën e Reumatologjisë, shkruan Gazeta Shneta.
Rizaj poashtu është anëtar i Komisionit në konkursin për përzgjedhjen e drejtori të SHSKUK-së.
Në Klinikën e Reumatologjisë janë gjithsej 26 shtretër dhe aktualisht janë të punësuar 12 specialistë. Në këtë klinikë janë hapur edhe tri pozita të lira për mjekë. Me rritjen e numrit të specialistëve në 15, i bie më pak se dy shtretër për një mjekë. /Gazeta Shneta/